BREAKING NEWS

Shteti i tij për tu marrë shembull, mjeku suedez hedh dritë mbi të vërtetat e pandemisë dhe skandalin e numrit të vdekjeve: E kuptuam situatën menjëherë, jam i gatshëm të vë bast se vendet që janë mbyllur ...

Shteti i tij për tu marrë shembull, mjeku suedez hedh dritë mbi
x

Gossip

“Idhulli im i parë dhe i fundit”, moderatorja e njohur shqiptare zbulon emrin e personazhit të njohur publik që e inspiron: Njeriu i vetëm që sot më ka bërë të jem këtu ku jam!

“Idhulli im i parë dhe i fundit”, moderatorja e njohur

Të gjithëve mund të na ndodh që të kemi një idhull në jetë, apo një person të cilin na pëlqen ta kemi si shembull në çdo hap të jetës sonë.

Një idhull të tillë e ka pasur edhe moderatorja Einxhel Shkira, e cila na e tregoi së fundmi në një shkrim të gjatë e inspirues në InstaStory.

Einxhel ka treguar se frymëzimi i saj ka qenë Ambra Angolini, asokohe një 14-vjeçare e cila moderonte emisionin më të famshëm në Itali 25 vite më parë, “Non e la Rai”.

Në pak kohë, Ambra u shndërrua në ikonë të të rinjve dhe i dha zemër shumë të tjerëve të ndiqnin ëndrrat e tyre. Sipas Einxhelit, të mos ishte për Ambra-n, as ajo vetë nuk e di ç’do të bëhej me jetën e saj sot.

“Ambra, idhulli im i parë dhe i fundit në ekran. Kur e pashë për herë të parë isha shumë e vogël, por e kuptova se kush dua të jem dhe çfarë doja të bëhesha kur të rritesha. Që nga ajo ditë doja të isha si Ambra, jo të imitoja atë, por të inspiroja njerëz dhe vajza të tjera të ëndërrojnë, që ashtu si unë një njeri i vetëm bëri që sot të jem këtu ku jam, të bëj këtë që bëj e të jem kjo që jam.”- shkruan ndër të tjera moderatorja, e cila më tej pranon se ka qarë një javë për mbylljen e emisionit që i ndryshoi jetën.

“Idhulli im i parë dhe i fundit”, moderatorja e njohur

“Idhulli im i parë dhe i fundit”, moderatorja e njohur