BREAKING NEWS

Tjetër rrjedhje/ Tronditet Kryemadhi, largohet ish deputeti i njohur i LSI dhe i bashkohet PS, vjen reagimi i fortë i tij: LSI një klub në Tiranë që mbush televizionet me sharje. Eksperimenti i kësaj partie ka mbaruar

Tjetër rrjedhje/ Tronditet Kryemadhi, largohet ish deputeti i njohur i LSI
x

Gossip

Imitoi Monika Kryemadhin, aktorja e njohur shqiptare tregon çfarë i ndodhi pas kësaj: Pata një ballafaqim me të!

Imitoi Monika Kryemadhin, aktorja e njohur shqiptare tregon çfarë i

Aktorja e njohur shqiptare Lisa Kujofsa prej disa kohësh është zhvendosur në Itali, prej nga ka zgjedhur të jetë më afër publikut përmes kanalit të saj në Youtube.

Në një lidhje me Skype për ‘ABC e Mëngjesit’, Lisa foli për realizimin e programacionit të saj natën e Vitit të Ri, duke imituar shumë personazhe të njohur. Aktorja madje theksoi se me shumë prej tyre ka pasur kontakt.

“Më janë dashur 3-4 ditë për ta xhiruar dhe dy ditë montazh. Nuk e lash skenën për internetin. Unë e lash Shqipërinë për të thënë që jetoj këtu ku jam. Po për shkak të pandemisë zgjodha internetin.

Me Monikën patëm një ballafaqim në skenë dhe i përket një rrangu më të lartë dhe e priti shumë mirë. Ashtu edhe Aulona e Zhaklina, nuk kanë faj se edhe unë po të më imitonin nuk do ndihesha shumë mirë, po ç’të themi jam aktore dhe nuk kanë ç’më imitojnë”, tha ajo.

Më të lexuarat