BREAKING NEWS

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’ për Presidentin: Çështja e floririt do të...

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon
x

Gossip

Incident i rëndë në mes të spektaklit të shoqëruar me ulërima dhe ofendime/ Missi i njohur përfundon në pranga, sulmoi keq kolegen e saj, i hoqi kurorën nga koka duke i shkaktuar plagë (VIDEO)

Incident i rëndë në mes të spektaklit të shoqëruar

Një incident i rëndë ka ndodhur mes vajzave të bukura, ku njëra prej tyra ka përfunduar në pranga.Mis Bota në fuqi, Caroline Jurie, është arrestuar dhe më pas është lënë e lirë me kusht në Sri Lanka, pasi ka sulmuar në skenë fituesen e konkursit të bukurisë, Mis Sri Lanka.

Incidenti ndodhi pak pas kurorëzimit të Pushpika de Silva. Caroline Jurie, mis bota në 2019, është sulur drejt saj dhe i ka marrë kurorën që ishte fiksuar në flokët e saj me disa karfica të mprehta.

Mis bota ia mori kurorën nga koka duke e akuzuar fituesen se nuk ishte e denjë për titullin sepse ishte e divorcuar. Ndërsa drama konsumohej në transmetim direkt televiziv, organizatorët e konkursit verifikuan që Pushpika de Silva nuk ishte e divorcuar por vetëm e ndarë ndaj edhe ia kthyen kurorën.

Ka një rregull që përjashton të divorcuarat, ndaj po ndërmarr nismën për t’ia dorëzuar çmimin konkurentes së dytë”, thirri Jurie para publikut në sallë, mes të cilëve edhe bashkëshortja e kryeministrit, e duke vendosur kurorën në kokën e misit tjetër që kishte filluar tashmë të entuziazmohej, ndërsa De Silva largohej nga skena në lot.

Në një postim në “Facebook”, De Silva kishte shkruar se kishte shkuar në spital për tu mjekuar për shkak të disa plagëve dhe që kishte ndërmarrë një aksion ligjor për mënyrën e paarsyeshme dhe fyese në të cilën ishte trajtuar. “Kjo kurorë i dedikohet nënave të vetme që vuajnë për të rritur fëmijët e tyre”, tha më vonë mis-i në një konferencë për shtyp pasi kishte marrë sërish kurorën.

Më të lexuarat