BREAKING NEWS

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e antimafias italiane, paralajmëron Artan Hoxha dhe zbulon emrin kush është ‘peshku i madh’

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e
x

Gossip

Infektohet me COVID-19 moderatori i njohur i 'Top Channel', Ori Nebiaj jep lajmin dhe zbulon gjendjen e tij shëndetësore: A është ky rasti të konfirmojmë se nuk flemë bashkë? (BATUTAT)

Infektohet me COVID-19 moderatori i njohur i 'Top Channel', Ori Nebiaj

Moderatori i njohur i ‘Top Channel’, Isli Islami është infektuar me COVID-19. Lajmin e dha mëngjesin e sotëm, moderatorja Ori Nebiaj në emisionin ‘Wake Up’.

Ori kujtoi edhe momentet me Islin, para se ky i fundit të rezultonte pozitiv.

“Përgjatë gati një viti unë dhe Isli kemi intervistuar shumë njerëz të prekur nga Covid-19 jo vetëm për të informuar publikun sesi të sëmur ky virus, i cili  ka gjunjëzuar botën por edhe për të shuar kureshtjen e atyre që nuk ishin prekur ende nga Covid siç ishim dhe unë e Isli.

Shpesh madje bënim dhe shaka me njëri-tjetrin se cilin do të kapë të parin, cili do të ishte më i fortë ndaj virusit.

Për të qenë fare fare e sinqertë mes meje dhe Islit ai që mund të quhet si me ‘gjermani’ për sa i përket masave ishte Isli. Unë për shembull ndonjëherë harroja ta dezinfektoja mikrofonin, por Isli kurrë.

Megjithatë për ta kaluar me batutë dua të te them Isli Islami se bastin e fitova unë. Ti u infektove para meje kurse unë dola më e fortë”, rrëfeu Ori.

Në një lidhje Skype për “Ëake Up”, Isli zbuloi se edhe nëna e tij është infektuar me Covid, teksa bëri të ditur se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

“Mua më kishin filluar simptomat më herët, por prisja tamponin të isha më i sigurt. Meraku më i madh ishte për nënën time. Edhe nëna ime rezultoi pozitiv me Covid-19, por jemi në gjendje të mirë”, tha Isli.

Ndërkohë, nuk munguan as batutat nga Ori: “A do ishte ky rasti t’i konfirmonim publikut se sa herë ne rezultojmë të veshur njësoj nuk flemë bashkë”?

“Ka dhe raste dhe ti e di shumë mirë, që edhe burrë e grua në të njëjtin shtrat bashkëshortor dhe është infektuar vetëm njëri. As ky nuk është rasti kur njerëzit të binden se ne nuk flemë bashkë”, tha Isli duke qeshur.

Më të lexuarat