BREAKING NEWS

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i Lulzim Bashës me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i
x

Gossip

Infektohet nga koronavirusi këngëtarja shumë e dashur për shqiptarët dhe djali i saj 3-vjeçar, tregon gjendjen e saj të rëndë dhe dhuron 1 milionë dollarë për të luftuar pandeminë

Infektohet nga koronavirusi këngëtarja shumë e dashur për

Përhapja e frikshme e koronavirusit ka infektuar edhe shumë artistë të njohur nga e gjithë bota. Mes tyre është edhe këngëtarja Pink, e cila ka deklaruar në rrjetet sociale se ajo dhe djali i saj kanë kaluar javë të tëra të izoluar pasi rezultuan pozitivë në testin për COVID-19.

Ata u ritestuan sërish pak ditë më parë, dhe të dy rezultuan negativë në testin e dytë për infeksionin vdekjeprurës, raporton CNN.

Pink tha se kur ajo dhe 3-vjeçari Jameson filluan të shfaqnin simptoma dy javë më parë, ata ishin izoluar.

Këngëtarja ndihej me fat që mjeku i saj ishte në gjendje ta testonte atë dhe djalin e saj, ndërsa kritikoi qeverinë për mungesën e testimeve në masë.

‘Ishte një dështim absolut i qeverisë sonë për të mos ta bërë testimin më të aksesueshëm për të gjithë’, shkroi ajo në Twitter.

Më tej, këngëtarja shtoi se testimi duhet të jetë më i disponueshëm për të ‘mbrojtur fëmijët tanë, familjet tona, miqtë tanë dhe komunitetet tona’.

Pink do të dhurojë 1 milion dollar- 500,000 dollarë për fondin e urgjencës së Spitalit Universitar dhe gjysmën tjetër për Fondin e Krizave të Urgjencës së Kryetarit të Bashkisë së Los Angeles-it.

Infektohet nga koronavirusi këngëtarja shumë e dashur për

Infektohet nga koronavirusi këngëtarja shumë e dashur për