Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Irma Libohova për humbjen e bashkëshortit: Ndonjëherë kur më merr malli hap Whatsapp dhe shoh bisedat

Postuar: 17/07/2017 - 13:09

Kanë kaluar 4 muaj nga humbja e bashkëshortit por duket se diva e muzikës shqiptare Irma Libohova ka gjetur forcë për të vazhduar para edhe me projektet artistike. Ndonëse nuk ka shumë këngë me vidoklipe, ajo thotë se do i realizojë premtimet e Besnikut, bashkëshortit të saj dhe do t’i publikojë këngët që i kanë mbetur në projekte.

“Do mundohem të bëj ndonjë videoklip modest në respekt të bashkëshortit tim që i donte këto këngë. Në mënyrë që ato të mbeten. Kur të mos kem shumë punë, besoj nga dimri. Amanetet e Besnikut besoj do i çoj në vend”, tha këngëtarja.

Në një rrëfim prekës në emisionin “Lart e Poshtë”, Irma ka treguar gjithashtu se sa herë e merr malli për të shoqin, hap “Whatsapp-in” dhe lexon bisedat e gjata që bënte me të.

“Ka një boshllëk, por jeta vazhdon dhe unë përpiqem të merrem me punë, vazhdoj gjithë ditën. Herë-herë shikoj kujtimet…mundohem ta heq kokën dhe të mos mërzitem. Mirëpo ato janë aty dhe e kam thënë edhe herë tjetër dhimbja është e atij që ka fatkeqësinë dhe mundohem ta tejkaloj. Por kam njerëz rreth e qark, të cilët ma mbushin ditën time. Ndonjëherë kur jam vetëm hap gjithë chat-in e whatsapp-it që kam me bashkëshortin, i kam ruajtur të gjitha e muhabetet që kemi bërë i kam të ruajtura, mesazhet. Këto janë mungesa që njeriu ka dhe mundohem ta kaloj. Çfarë të bëj, jeta vazhdon”, ka treguar Irma.

Po kështu këngëtarja ka treguar se do të bëhet gjyshe për herë të parë. Djali i saj Ataoli dhe partnerja e tij janë në pritje të një fëmije.

“Unë besoj që ky është lajmi më i bukur dhe prandaj themi gjithmonë që duhet t’i kthejmë sytë nga jeta. S’ka gjë më të bukur kur vjen një jetë. Thonë që është një ndjesi shumë e bukur, s’e kam provuar. Shumë shpejt, besoj që do të kemi një intervistë tjetër për të dhënë edhe ndjesinë e të qenit gjyshe”, – u shpreh Irma Libohova, e cila në shtator do të publikojë këngën e saj të re me titull “Ditëlindja”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 10

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 28/07/2017 - 12:11

Asgjë nuk është e konfirmuar. Sepse kjo është një kohë diskutimesh, por e radhës që mund të lëvizë është Jonida Shehu e “Pasdite në Top Channel”. Fati i Pasdites dhe i Jonidës do të diskutohen së shpejti në një mbledhje mes drejtuesve të televizionit.

Postuar: 27/07/2017 - 14:53

Divorci i tyre do të shkaktonte një furtunë të vërtetë në botën e Hollywood-it, duke u shndërruar kështu në një prej divorceve më të përfolura mediatikisht të të gjitha kohërave

Postuar: 26/07/2017 - 22:08

U përfol gjatë divorci i Suela Kalasë dhe Saimir Çilit në media për shkak se konflikti i tyre nuk mbeti një çështje brenda çiftit, duke përfunduar në gjykatë

Postuar: 26/07/2017 - 21:31

Këngëtarja Dhurata Dora më në fund e ka publikuar këngën e saj të re ‘Bubble’ , të cilën e ka shoqëruar edhe me një videoklip, të xhiruar në plazh.

Postuar: 25/07/2017 - 22:36

Roza Lati ka nisur pushimet, e qenin e saj e ka marre me vete dhe pikerisht ai eshte bere edhe shkaku i sherrit ne plazh.

Postuar: 25/07/2017 - 22:19

Derisa po bëhen 20 vjet nga filmi ikonik, “Titanic”, Jack dhe Rose u ribashkuan për një qëllim të mirë – por këtë herë në tokë, e jo në det.