BREAKING NEWS

Dakordësia për reformën zgjedhore, reagon kryeministri Rama: Nuk është humbje për Bashën. Marrëveshja është rikthim në realitet, ka anë pozitive

Dakordësia për reformën zgjedhore, reagon kryeministri Rama: Nuk
x

Gossip

Ish-banori i “Big Brother Albania” del pozitiv me Covid-19

Ish-banori i “Big Brother Albania” del pozitiv me Covid-19

Virusi vdekjeprurës Covid-19 i përhapur në mbarë botën ka infektuar edhe ish-banorin e “Big Brother Albania”.

Petrit Bylykbashi, pjesëmarrës në edicionin e katërt të këtij reality-show, e ka konfirmuar vetë këtë lajm.

Në llogarinë e tij në Facebook, Petriti ka ndarë një status për të gjithë ndjekësit e tij.

Ai është shprehur se është i sigurt që do ta kalojë këtë sfidë, ndërsa i lut të gjithë të qëndrojnë në shtëpi.

“Te dashtunit e mi,
Fatkeqesisht une sot dola pozitiv ne testin Coronavirus.

Me kete postim, dua t’i lus krejt miqte dhe mikeshat e mia, kolege e bashkepunetore, te cilet i kam takuar eventualisht gjate ketyre 2 javeve te fundit, e qe mua mund te mos me kujtohen, te therrasin mumrin: 038 200 80 800 dhe t’i konsultoni mjeket per masat e metutjeshme.

Rrethi im i ngushte tashme eshte identifikuar dhe kontaktuar nga mjeket.

Miq, une do ta kaloj kete sfide, per kete tashme jam i sigurte, e ju mos panikoni e po ju lus qe te rrini neper shtepia.

Ju dua shume”- janë fjalët e tij.

Më të lexuarat