
Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se të dalë në gjyq për dy çështjet e tij penale, çfarë do të dalë nga goja e ish-agjentit të FBI për kryeministrin Rama, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe deri te bisedat e fshehta...

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Ish-banorja e "BBVA" rrëfen mes lotësh takimin prekës me babanë në burg: Ka qenë një traumë për mua

Shkruar nga SOT.COM.AL 4 Qershor 2023

Mes emocionesh, këngëtarja Nita Latifi kujton momentin e dhimbshëm kur takoi të atin në burg.
Për “S’e luan Topi”, Nita tha se kjo përvojë traumatike ka shënjuar në jetën e saj, duke e lënë atë me një pasojë, belbëzimin. Këngëtarja tregoi se ka belbëzuar nga mosha 8 deri më 16 vjeç dhe për të mos rënë në sy, u kthye në një fëmijë të ndrojtur, të tërhequr.
Sipas Nitës, kjo ka qenë edhe një nga arsyet pse ajo, pavarësisht se kishte talent, nuk shkoi për të studiuar në shkollë të muzikës.
Pjesë nga biseda:
Erjona Rusi: Të kthehemi pas kur ke qenë 7-vjeç, momenti kur ke shkuar të takosh babain tënd në burg. Është një moment shumë i rëndësishëm për jetën tënde sepse ty të ka shkaktuar një traumë apo jo?
Nita Latifi: Po, këtë e kam përshkruar edhe te linja e jetës në Big Brother VIP. Unë kësaj i them një histori e jetës time që ka rezultuar me një magji në fund. Po them magji sepse fillimisht ishte një traumë. Ishte viti 2001 kur babi ishte në burg dhe kemi shkuar ta takojmë pas njëfarë kohe, për shkak se ishte në luftë. Takimi im i parë pas 3 muajsh ka qenë kështu një traumë për mua.
Si fëmijë i vogël që kam qenë më ka bërë përshtypje pse nuk i kishte lidhëset e këpucëve. Ajo më ka godit fort dhe më pas fillova të belbëzojë. Kam pasur probleme me të folurën, belbëzoja, që nga mosha 8 deri në 16 vjeç.
Ka qenë një periudhë jo dhe shumë e lehtë për mua, sepse fillova të bëhesha shumë e ndrojtur. Ai fëmija që nuk flet shumë, që tenton t’i iki vëmendjes në situata të ndryshme, si në shkollë, aktivitete.
Erjona Rusi: Të bullizonin, të tallnin?
Nita Latifi: Joo… Me të thënë të drejtën, në kohën time, kur kam qenë në shkollë fillore nuk kam pasur nonjë bullizim apo vuajtje prej shokëve dhe shoqeve të klasës. Përkundrazi, ka qenë një mbështetje, përkrahje. Madje, më kujtohet edhe mësuesja ime e ndjerë, ka punuar shumë për mua për ta kapërcyer këtë situatë.
Nuk është se ka qenë jashtëzakonisht e shprehur, por unë jam munduar shumë që të mos vihej re dhe gjithmonë mundohesha të largohesha nga qendra e vëmendjes. P.sh: Që e vogël është vënë re talenti im në muzikë, por sa ka vuajt mësuesja ime për të më çuar për të kënduar para klasës, por ka qenë e pamundur sepse kam qenë shumë e ndrojtur dhe gjithçka vinte për shkak të problemit me belbëzimin. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse skam shkuar për të studiuar në shkollën e muzikës.
Më të lexuarat


Puthja në film, shkak i ndarjes Sara-Ledri? Aktori i njohur zbulon gjithçka…

U aludua se transmetimi i "BBVK2" u ndërpre për shkak të sherrit fizik mes banorëve, zbulohet si qëndron e vërteta (Foto)

Konfirmohen emrat, ja kush janë dy banorët e parë zyrtar të “BBV 3”

Nga kuptimi i ‘Sarile’ tek projektet më të afërta, Bes Kallaku flet pa dorashka

Plas skandali në BBVK, produksioni ndërpret transmetimin, shkaku sherri mes...

Ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare, përcillet për në banesën e fundit aktori Mirush Kabashi

Djalë apo vajzë? Moderatorja e njohur në pritje të ëmbël, zbulon gjininë e bebes në emision (Video)

Muzika në zi/ Ndërron jetë këngëtari me famë botërore, bashkëthemeluesi i grupit...

A e ka uruar çiftin Kiara dhe Luiz për pritjen e ëmbël, ja si qëndron e vërteta

Treni i Harry Poter rrezikon mbylljen, zbulohet arsyeja e fortë
