Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Kapet 'mat' Ilir Meta (VIDEO)

Kapet 'mat' Ilir Meta (VIDEO)
x

Gossip

Ish-banorja e ‘Big Brother’ i hedh sërish benzinë zjarrit me moderatoren e njohur të ‘Top Channel’, ia thotë troç në sy të të gjithëve: Ti nuk bën për atë punë! (VIDEO)

Ish-banorja e ‘Big Brother’ i hedh sërish benzinë zjarrit

Pak kohë më para nisi nje sherr mes moderatores Alesia bami dhe ish banores së Big Brother Xhensila Peres. Kjo e fundit u shpreh se Alesia prezantonte sikur të ishte në kafe. Sipas saj, në vendin e moderatores mund të ishte dikush tjetër shumë herë më i aftë.

Xhensila ishte së fundmi e ftuar në Edicionin Veror në Abc Neës, ku tha se Alesia është një vajzë shumë e bukur, por nuk bën për punën që ka. Ajo tha se ky është mendimi i saj, të cilin do ia thoshte dhe përballë moderatores.

"Marrëdhënia ime me Alesian ka qenë këtu e 6 vite para kur ajo ka qenë pjesëmarrëse te Miss Universe! Ka qenë viti i parë që unë hyja në bashkëpunim me producentin Eduart Deda dhe kam qenë më tepër e jashtme sesa pjesë e stafit organizativ.

Unë jap mendimin tim, nuk më pëlqen të shtirem, ky është mendimi im. Kam përshtypjen se duhet t’i vë fre ndonjëherë kësaj gojës se flas shumë, por mendimet e mia janë këto, kështu që kujt i vjen mirë, ashtu siç më gjykojnë mua, të jetë i përgatitur. Për sa kohë që je një personazh publik duhet të jesh i përgatitur si për të mirat ashtu edhe për të këqijat. Alesia është shumë e bukur por thjesht nuk bën për atë punë.

Edhe po ta shoh në rrugë e të ndryshojë rrugën do ta thërras, t’i them Alesia je shumë e bukur por nuk bën për atë punë”, u shpreh Xhensila.