BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Gossip

Ish-konkurrenti nxjerr zbuluar Arjan Konomin: Pres të më kërkojë falje

Ish-konkurrenti nxjerr zbuluar Arjan Konomin: Pres të më

Ish-konkurrentët e “Përputhen” Kristiani dhe Erlindi ishin të ftuar në emisionin “N’Kosovë Show”, për të sqaruar të vërtetën mbi akuzat e drogës. Ata thanë se akuzat nuk janë të vërteta, sepse përndryshe do të ishin në burg. Kristiani tha se bëhet fjalë për një çaj i cili shitet dhe në treg.

“Ai është një çaj që e përdor për përdorim personal. Sikur ka njerëz që përdorin kafenë për rritje performance, unë përdor çajin. Nuk rrit pulsin dhe as adrenalinën. Është një çaj që përdorin dhe japonezët”, tha ish-konkurrenti.

Ai u ndal dhe te opinionisti Arjan Konomi, me të cilin u shpreh se nuk ka asgjë personale. Kristiani zbuloi se një javë para se të bëhej debati në emision, vetë Arjani i kishte kërkuar çaj.

“Unë nuk kam asgjë personale me Arjanin, paçka se përshtypja ime që në hyrje ka qenë një përshtypje që ai e ka kthyer protagonizmin tim personal. Pra, për arsye të caktuara, varet si më ka analizuar me atë syrin e tij kritik, por që edhe nëse ai do më jepte mua këshilla, nga të cilat unë të rritesha, unë i mirëpres ato këshilla sepse unë mund të mësoj nga kushdo përderisa ato këshilla janë të arsyeshme. Ama nuk më pëlqeu ky sulm që më bëri, por nuk ngelet si urrejtje. Me kohën do qartësohet dhe eksperienca e tij mediatike. Nga ajo që kam dëshmuar kam vënë re që ai është një person që di të kërkojë falje dhe unë e pres nga ai. Përderisa ai e ka bërë akuzën publike dhe unë kam të gjithë të drejtën që t’i kërkoj të kërkojë falje publike. Kur një individ ka një pozicion aq të lartë në media, edhe nëse do ishte e vërtetë, minimumi që mund të bënte ishte të më merrte privatisht dhe të më këshillonte si një prind. Jo një akuzë aq e ashpër publike, sepse unë para një jave e takova dhe më tha ee ke nga ai çaji jot. Ma kërkoi çajin në kafe, mund ta kishte edhe si batutë apo sarkazëm ama ne ishim në kafe, u takuam miqësisht dhe nuk kishte asnjë ekzagjerim për këtë temë. Ndodhi si goditje befasisht”, rrëfeu Kristiani.