BREAKING NEWS

Dy shkencëtarë dhe një gjyqtar padisin Conten për masat skandaloze me pasojë vdekjen e 35 mijë italianëve nga Covid

Dy shkencëtarë dhe një gjyqtar padisin Conten për masat
x

Gossip

Ish-moderatori i Top Channel zbulon arsyen pse refuzon ta mbajë unazën e martesës

Ish-moderatori i Top Channel zbulon arsyen pse refuzon ta mbajë unazën

Moderatori i njohur Alban Musa i ftuar “Ftesë në 5” shprehu qëndrimin e tij kundër mbajtjes së unazës së martesës.

I martuar dhe baba i një vajze, Albani tregoi se asnjëherë nuk i kanë pëlqyer bizhuteritë e florinjta, ndaj kjo është një nga arsyet kryesore pse nuk e ka mbajtur rrethin tradicional.Sipas tij, vendosja ose jo e një unaze të mirëfilltë martese, nuk është tregues i lumturisë apo besnikërisë në çift, përkundrazi mundësitë për tradhëti janë të njëjta në të dyja rastet.

Megjithatë Albani pranoi se edhe pse jo një rreth tradicional martese, unaza që mban në gisht për momentin është dhuratë nga bashkëshortja dhe ka një domethënie për të.