BREAKING NEWS

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë, zbardhet shifra: Ja sa të infektuar me koronavirus u shënuan ditën e sotme

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së
x

Gossip

“Isha i dashuruar me zyshën, por ja çfarë ndodhi”, Turjan Hysko i habit të gjithë me historinë e tij personale: Më kapi duke i bërë...

“Isha i dashuruar me zyshën, por ja çfarë ndodhi”,

Moderatori dhe producenti i njohur shqiptar, Turjan Hysko ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në programin “Në kurthin e Piter Panit”, ku fëmijët i drejtuan pyetje të ndryshme. Ai u pyet rreth historive të shkuara të dashurisë, para se të njihej me Orindën.

Turi tha se kur ishte në klasë të pestë mendonte se ishte i dashuruar me zyshën. Madje një ditë ai ishte kapur mat duke i bërë foto.

“Dashuria ime e parë dhe e vetme është Orinda, por para se ta njihja mendoja se isha i dashuruar me zyshën. Isha në klasë të pestë, kisha një zyshë shumë të bukur. Në një moment të caktuar zysha hyri në mësim, unë i bëra foto. Zysha më tha ore mistrec dhe më thirri babin. Babi u nxeh. Më vonë kuptova që ishte vetëm pëlqim”, tregoi Turi.

Më të lexuarat