BREAKING NEWS

Frrok Çupi plas “bombën”: Meta do të arrestohet me urdhër të NATO për “puçin” në Rinas, ka spiunuar kundër SHBA, u shërben forcave jo mike

Frrok Çupi plas “bombën”: Meta do të arrestohet me
x

Gossip

“Isha jashtë kontrollit”, aktorja e njohur rrëfen për herë të parë sesi nëna e shtroi në psikiatri në moshën 13-vjeçare: Qëndrova 18 muaj!

“Isha jashtë kontrollit”, aktorja e njohur rrëfen për

Aktorja Drew Barrymore në një intervistë për emisionin “The Howard Stern Show”, tregoi për vitet e saj të trazuara të adoleshencës dhe marrëdhëniet e saj me nënën e saj, Jaid Barrymore.

Barrymore tregoi se në adoleshencë ajo ishte “jashtë kontrollit”.  Ajo shpjegoi se për rreth 18 muaj, kishte përjetuar një periudhë të errët të jetës së saj.

Barrymore rrëfeu se ishte vetëm 13 vjeç kur e ëma u detyrua që ta shtronte atë në një spital psikiatrik.

“Isha jashtë kontrollit. Shkoja në festa, i vidhja makinën mamit tim, i merrja para, zhdukesha me ditë. Aq keq u bë gjendja sa ajo u detyrua të më dërgojë në një spital psikiatrik. Aty qëndrova për 18 muaj dhe mora veten”, ka rrëfyer aktorja.

Kjo është hera e parë që Barrymore flet për këtë histori të jetës së saj.

Barrymore tha se atëherë ajo ishte e zemëruar me nënën e saj pasi nuk mund ta kuptonte pse po ndëshkohej kaq rëndë. Ajo rrëfeu se mendonte se nuk do të mund ta falte më nënën e saj, pasi se shihte dot as drejt në sy.

Përmes terapisë dhe kërkimit të shpirtit, Drew Barrymore, tha se e ka falur nënën e saj pas pak kohësh të kësaj ndodhi pasi nuk dëshironte që e ëma të jetonte në dhimbje.

Më të lexuarat