BREAKING NEWS

Marrëveshja për Zgjedhoren përfshin votën e emigrantëve? Ja si përgjigjet Damian Gjiknuri

Marrëveshja për Zgjedhoren përfshin votën e
x

Gossip

'Ishte një lajm i rëndë’, flet këngëtari shqiptar që ia doli në luftën me koronavirusin dhe jep mesazhin inkurajues për të gjithë

'Ishte një lajm i rëndë’, flet këngëtari

Këngëtari Muhamet Sejdiu, së bashku me bashkëshorten e tij kanë fituar luftën ndaj virusit vdjekjeprurës. Në një lidhje me 'skype' për 'Report TV', Sejdiu sqaroi fillimisht se si e kuptoi që ishte me COVID-19:

"Të them të drejtën nuk e kam menduar se ishte korona, por një grip i zakonshëm. Unë u ktheva nga Gjermania dhe mendova mos ishte lodhje ose grip, por falë bashkëshortes ikëm duke bërë testin sepse ajo këmbënguli. Ishte një lajm i rëndë për ta marrë dhe për ta përjetuar,"-deklaroi fillimisht Sejdiu.

Me tej këngëtari foli për shenjat që pati në fillim: "Ethe kam patur, por temperaturë jo shumë. Pas pesë ditëve që kam ndenjur në shtëpi shkova te mjeku dhe bëra komplet një terapi tjetër. Çdo ditë vija duke u bërë më i fortë. Ishte kënaqësi e madhe e mjekëve kur më thonin se po u bëja më mirë."

Sakaq mesazhi i këngëtarit për këtë situatë ishte: "Kini besim te zoti dhe mjekët. Se në Shqipëri dhe Kosovë janë gjigantë, heronj."

Në fund Muhameti këndoi edhe një këngë live, e cila i dedikoi situatës dhe me mesazhin që kjo luftë mund të fitohet.

Më të lexuarat