Lajme të tjera
BREAKING NEWS

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok Çupi lëshon ‘bombën’: Presidentit t’i hiqet …

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok
x

Gossip

“Jam shumë e frikësuar”/ E përndiqte prej kohësh, një burrë i hyn në shtëpi këngëtares së njohur: Më tha se do t’i këpusë kokën bashkëshortit tim!

“Jam shumë e frikësuar”/ E përndiqte prej

Këngëtares Katy Perry-t i është dhënë një urdhër ndalimi kundër një personi që e ka sulmuar dhe përndjekur. Në dokumentet e gjykatës thuhet se këngëtarja ka marrë urdhrin kundër një burri të quajtur, William, i cili shkeli në pronën e saj. Ky urdhër pritet të mbrojë bashkëshortin e saj, Orlando Bloom, djalin e tij, Flynn dhe vajzën e tyre të vogël, Daisy.

Katy ka treguar se personi në fjalë ka kaluar gardhin e shtëpisë së saj në Beverly Hills në 8 shtator, ndërkohë që ajo ndodhej brenda bashkë me Orlandon dhe Daisyn. “William” ka kërcënuar edhe më parë Orlandon në “Twitter” dhe Katy ka pranuar se ndihet e rrezikuar për shkak të tij.

“William ka bërë kërcënime në Twitter duke shkruar se dëshiron t’i këpusë qafën Orlandos dhe më ka sharë mua në postime të ndryshme. Ai ka hyrë në pronën time dhe përbën një rrezik të vërtetë për të gjithë ne”, ka thënë Katy sipas dokumenteve të gjykatës.

“Jam shumë e frikësuar se ai mund të ketë armë me vete. Jam e frikësuar për sigurinë time, të partnerit tim, fëmijës sim të sapolindur, familjes dhe miqve tanë”, është shprehur këngëtarja.

Ky urdhër ndalimi ndaj burrit në fjalë do jetë i përkohshëm.

“Jam shumë e frikësuar”/ E përndiqte prej

Më të lexuarat