BREAKING NEWS

Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të hapura dhe vulos divorcin me SHBA pas kërkesës së Yuri Kim për rrotacion politik

Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të hapura dhe
x

Gossip

“Janë plot testosterone, duhet të shpërthejnë diku…”, moderatorja flet hapur për ngacmimet nga futbollistët

“Janë plot testosterone, duhet të shpërthejnë

Moderatorja e emisionit sportive Albana Bjeko është shprehur se është e çuditshme që në fakt të gjitha gazetaret e sportit pyeten nëse janë ngacmuar nga futbollistët.

E ftuar në “Mes yjesh”, ajo tha se kjo pyetje bëhet, sepse ndoshta njerëzit mendojnë që futbollistët janë plot testosterone dhe duhet të shpërthejnë diku.

Pas shakasë, ajo shtoi se vetë si gazetare, e ruan marrëdhënien profesionale me ta.

Pjesë nga intervista

Ronaldo Sharka: Të gjithë moderatoreve sportiste ia bëjën atë pyetjen në lidhje me marrëdhëniet me sportistët. Pse Albana në çdo intervistë ju pyesin për ngacmime nga meshkujt sportivë.

Albana Bejko: Ndoshta sepse e dinë që ai është një rreth me shumë testosteron brenda sa duhet të shpërthejnë diku. (Qesh) 

Ne fakt futbollistet janë si të gjithe meshkujt e profileve të tjera, disa ngacmues dhe flirtues, disa shume introverte dhe disa te tjerë gjithmonë profesionistë dhe nuk dinë t’i kalojnë asnjëherë limitet .

Ronaldo Sharka: Kur ke qenë në studio, ka pasur raste që ka qenë ndonjë futbollist shumë i bukur shumë seksi dhe të ka humbur fantazia nga prezantimi?

Albana Bejko: Jo absolutisht sepse unë ruaj marrëdhënie shumë profesionale me të gjithë sportistët.