BREAKING NEWS

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në disa qytete të vendit, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në
x
BREAKING NEWS

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, zbardhen detaje nga dosja që e ka fundosur

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i
x

Gossip

“Je shumë i dhënë pas epshit”/ Turku nuk përmbahet dhe tenton të puthë 25-vjeçaren në buzë, konkurrentët e “Për’puthen” shpërthejnë kundër tij! Ja çfarë bëri ajo

“Je shumë i dhënë pas epshit”/ Turku nuk

Arlida Nezha, konkurrentja e “Për’puthen”, vendosi që këtë javë të realizojë një takim me turkun, Melik Balicki, i cili ka vetëm pak ditë që është bërë pjesë e programit të dashurisë.

25-vjeçarja pranoi se ka një tërheqje të madhe ndaj Melikut dhe madje tha se ai i dhuron një ndjesi të veçantë. Mirëpo, gjatë gjithë takimit, Balicki u shfaq shumë i përfshirë dhe i dhënë pas Toles (pseudonimi i Arlidës). Ai mundohej vazhdimisht që të kishte kontakt fizik me të, duke i prekur dhe puthur duart, si dhe duke tentuar që t’i rrëmbejë një puthje në buzë.

Kjo e fundit e acaroi shumë Nezhën, e cila vendosi ta ndërpriste takimin, sepse ia kishte bërë të qartë Melikut edhe më parë që nuk i pëlqejnë këto gjëra të papritura. Tërheqja fizike e Melikut ndaj Arlidës në studio u komentua shumë. Ishte Azem Halimi, një nga djemtë me të cilët 25-vjeçarja ka dalë në takim, që tha se djali nga Turqia, që jeton prej vitesh në Vlorë, ka “epsh” ndaj Toles.

“Je shumë i dhënë pas epshit”/ Turku nuk

Azem Halimi: Ti Melik, je shumë i dhënë mbas epshit. Tola do që të bëhem unë xheloz dhe ajo ma merr për dobësi.

Tola: Ty Azem, të pëlqen të bësh aleanca me djemtë dhe nuk përkushtohesh ndaj meje, ndërsa Meliku më përkushtohet mua.

Azem Halimi: Ky e merr Tolën e ul në prehër në prapaskenë dhe e mban me zor. Unë këto i shoh.

Ndërkohë, edhe Albi Dhima, i cili ka realizuar dy takime me Tolën, tha se ajo ka treguar mosrespekt ndaj tij dhe kjo gjë nuk i pëlqen fare. Ai zbuloi se Arlida ka ndryshuar totalisht sjellje ndaj tij. Shkak për këtë janë bërë disa fjalë që Tole ka dëgjuar në prapaskenë, ku sipas saj Albi ka thënë: “donte të më puthte, por nuk e kam lënë”.

“Je shumë i dhënë pas epshit”/ Turku nuk

Tola: Ky ka thënë që doja unë ta puthja, por ky nuk më la.

Në këtë moment, ndërhyri Bruno Shemsho dhe zbuloi se ishte ai personi që ia ka thënë Toles këto fjalë për Albin.

Tani çështja ishte kështu, Albi pas takimit me Tolën ishte pak i revoltuar se kishte dal sikur donte ta puthte dhe erdhi më tha mua, nuk e di pse dola ashtu, se nuk është se ajo nuk donte dhe i thash Tolës pse e bëre kaq të madhe kur ke dashur vetë”,- tha Bruno.

Pavarësisht sqarimit, Arlida vazhdoi t’i mbante inat Albit.

Një tjetër detaj që u vu re ishte fakti se Tola shprehu hapur pëlqimin për Brunon gjatë takimit me Melikun. Ajo tha se i pëlqejnë shumë çunat brunë dhe me sy jeshilë, duke iu referuar Shemshos.