Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Jemi në proces”/ Jonida Shehu kthehet në Top Channel, por jo si moderatore

Postuar: 12/07/2018 - 20:36

Jonida Shehu pak muaj më parë u largua nga Top Channel, një televizion ky në të cilin kishte drejtuar prej një viti emisionin “Pasdite në Top Channel”. Prej kohësh mediat kanë aluduar për rikthimin e saj në ekran por të vërtetën Jonida e tregoi në “Thumb”.

“Kam 16 vite që punoj dhe nuk mund ta fik motorrin dhe të mbyll kontaktet me njerëzit e televizionit. Jam duke menduar, diskutuar, shkruar projekte të cilat nuk janë finalizuar . Është e sigurt që në shtator do të bëj diçka ndryshe. Nuk dua të jem më në një format të përditshëm që është skllav i studios dhe i të ftuarëve.”,- ka rrëfyer Jonida duke zbuluar kështu se do të rikthehet ndryshe nga më parë.

Por  së fundmi thuhet se Jonidën në shtator do ta shohim as më pak e as më shumë por në Top Channel.  Shehu nuk do të jetë thjesht moderatore, por edhe autore dhe producente. Blitz.al ka kontaktuar me moderatoren e njohur e cila nuk e ka mohuar këtë gjë.

“Kemi një plan që po e punojmë. Jemi në proces por është ende herët.”,- është shprehur Jonida Shehu për Blitz.al.

Nuk na mbetet gjë veçse të presim muajin shtator për të parë se cili do të jetë konkretisht projekti që do tv rikthejë Jonidën në Top Channel.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 0

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/07/2018 - 11:50

Moderatorja Fjoralba Ponari, të cilën shumë shpejt do ta shohim sërish në ekranin e Top Channel, tregoi në ‘Thuaje me Pepsi’ për momentet më të bukura në emisionin e sportit, gafat që ka lënë jav

Postuar: 21/07/2018 - 11:44

Valbona Selimllari është një personazh publik shumë skeptik përsa i përket jetës së saj private.

Postuar: 21/07/2018 - 11:29

Këngëtarja e njohur, Mimoza Shkodra në profilin e saj në “Instagram”, ka postuar një

Postuar: 20/07/2018 - 23:57

Aktori i humorit Bes Kallaku vijon të surprizojë ndjekësit e tij në Instagram.

Postuar: 20/07/2018 - 23:35

Flokë të bardhë, trup të palestruar dhe forma bombastike.

Postuar: 20/07/2018 - 22:15

Balerina shqiptare Klaudia Pepa guxoi ditën e sotme të postonte një foto tejet provokuese, ku eks