Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Gossip

“Jeta ime ka qenë si një kosh plehrash”, këngëtarja e njohur flet për divorcin e saj të bujshëm pas 7 vitesh martesë: Është gjëja më e keqe për dikë!

“Jeta ime ka qenë si një kosh plehrash”,

Një divorc i bujshëm ndodhi në botën e showbizz-it, ku p këngëtarja e njohur Kelly Clarkson i dha fund martesës 7-vjeçare me bashkëshortin e saj, Brandon Blackstock. Në një rrëfim të sinqertë për “Sunday Today” ajo ka treguar se muajt e fundit kanë qenë shumë të vështirë për të.

“Nuk është sekret. Jeta ime ka qenë pak si një kosh plehrash. Personalisht, këto dy muajt e fundit kanë qenë të vështirë për mua. Kam folur me miqtë e mi që janë të divorcuar. Nuk e kuptoj se si njerëzit e kalojnë një situatë të tillë pa folur, sepse është gjëja më e keqe për dikë kur divorcohet”, është shprehur këngëtarja.

Clarkson ka treguar se së shpejti do të publikojë një këngë të re, që është shumë personale për të. “Kënga ime e radhës me siguri do të jetë më personalja që kam publikuar ndonjëherë. Dhe e gjithë kënga tregon çdo emocion që përjeton që nga nisja e një marrëdhënieje e deri në përfundim të saj, dhe kjo ka qenë shumë terapeutike për mua”, ka thënë Kelly gjatë intervistës.

Pas gati 7 vitesh martesë, ajo po lufton për të drejtën e kujdestarisë së djalit dhe vajzës së saj, Remington dhe River. Kelly Clarkson kishte pak kohë e ndarë, derisa u divorcua ligjërisht në 4 qershor.

“Jeta ime ka qenë si një kosh plehrash”,

Më të lexuarat