BREAKING NEWS

Pasojat e mëdha të Covid-19 në botë, Robert Kennedy Jr del me mesazhin frymëzues dhe shpresëdhënës (Videoja që po bën xhiron e rrjetit)

Pasojat e mëdha të Covid-19 në botë, Robert Kennedy Jr del
x

Gossip

Jonida Maliqi rikthehet në ekran si moderatore, zbardhen detajet si do jetë emisioni i saj

Jonida Maliqi rikthehet në ekran si moderatore, zbardhen detajet si do

Ndonëse është mjaft aktive në rrjetet sociale, Jonida Maliqi na mungon të gjithëve në muzikë me projektet e reja.

Megjithatë, disa javë më parë ajo na ka paralajmëruar me anë të një Instastory se po përgatit një projekt televiziv që pritet të vijë së shpejti në ekran.

Autorja e hitit “Jam bërë si ti” ka publikuar një video, në fund të së cilës shfaqet logoja e “Vizion Plus”, por nuk ka dhënë asnjë detaji tjetër duke na lënë me pikëpyetje.

Sakaq, ditën e sotme, po nëpërmjet një Instastory këngëtarja ka treguar se bëhet fjalë për një emision ‘lifestyle’.

Ajo pyeti fansat ditën e djeshme se “çfarë do përmbajë emisioni im” dhe ditën e sotme tregoi se bëhet fjalë pikërisht për një emision të këtij lloji, por për detaje të tjera duhet ende të presim.

Nuk mund të themi se çfarë po e rikthehen Jonidën në ekran, por me siguri do jetë një surprizë shumë e bukur.

Kujtojmë se vite më parë Jonida ka qenë prezantuese e “Dancing with the stars” krah Armina Mevlanit në “Vizion Plus”.

Pak javë më parë, ajo tha në një intervistë se ka gati dy produksione, dhe për një prej tyre po bashkëpunon me Romeon.

“Kam një këngë që ka dalë nga studio, një bashkëpunim me një artist xhamajkan që jeton në Kanada, dhe na ka ngelur videoja pa xhiruar prej situatës së krijuar nga pandemia. Paralelisht po punoj me një material tjetër muzikor dhe Romeo po shkruan tekstin e saj”.