Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Rama bën lëvizjen e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë nesër në selinë e PS

Rama bën lëvizjen e papritur, ja çfarë pritet të
x

Gossip

Jozefina Topalli dhe Flori Mumajesi i bashkohen spektaklit të njohur në Shqipëri, zbulohen detajet nga formati që do ta sjellë ndryshe ish-kryeparlamentaren

Jozefina Topalli dhe Flori Mumajesi i bashkohen spektaklit të njohur

Së shpejti pritet që të mbahet eventi i Miss Universe Albania. Pjesë e këtij spektakli do të jetë për herë të parë edhe ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

Gjithashtu këtij spektakli do t’iu bashkohet edhe këngëtari shumë i dashur Flori Mumajesi, ndërsa prezantues do të jenë Alaudin Hamitaj dhe dy ish-misset Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi.

 Producenti Eduart Dema tregoi sot tek ‘ABC e Mëngjesit’ se këngëtarët që do performojnë do të jenë më “IN-ët” e momentit, si dhe do të ketë një intervistë ekskluzive me Jozefina Topallin, lidhur konkretisht me forcën që atë e karakterizon në një vend maskilist si Shqipëria.

“Spektakli do të prezantohet në Vizion+ dhe Klan Kosova. Prezantues do të jenë Alaudin Hamitaj, dy ish-misset Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi.

Do të ketë një gjysmë finale që do ta prezantoj Eni Shehu bashkë me Eglantina Hosmanholla, e cila ka qenë e treta vjet në Miss Universe Kosova. Do të performojnë live Anxhela Peristeri, Mateu Frroku do të ketë numrin e tij, do të jetë një këngëtar me hitet e tij në Europë, është pak a shumë dhe DJ gjatë kohës që gocat do të sfilojnë me bikini. Do të jetë i ftuar special Flor Mumajesi, për herë të parë në një konkurs bukurie që Flori do të performojë, Klajdi Haruni dhe Bruno. Këto janë pak a shumë emrat që do të jenë në performancë.

Pastaj do të jenë të ftuara të gjitha gocat e 7 viteve me radhë, të cilat do të kenë nga një numër, nga një pjesë, jo do të japin nga një çmim. Do të ketë edhe një surprizë, e cila do të jetë një intervistë ekskluzive me Jofina Topallin, e cila do të jetë në show për të fol për forcën e të bukurës, duke pasur parasysh që është një nga femrat më të forta në historinë e këtyre 20 viteve të fundit si në politikë dhe në atë çfarë ka arrit, të jesh kryetare parlamenti një zonjë në një vend maskilist, është gjë e rrallë dhe për këtë arsye do të kemi një intervistë me të”, rrëfeu Eduart.