BREAKING NEWS

Rama jep lajmin e mirë në mesnatë nga Infektivi

Rama jep lajmin e mirë në mesnatë nga Infektivi
x

Gossip

“Ju tregoj ditët e frikës dhe të vetmisë”, aktorja e njohur në izolim në spital me simptomat e virusit

Përmes një njoftimi në “Facebook”, aktorja italiane Giuliana De Sio tregon se ka rezultuar pozitive me koronavirus. I ka kaluar dy javët e fundit në izolim në spitalin “Spallanzani” në Romë dhe vetëm tani, pas tamponit të tretë negativ dhe me rrezikun të hedhur pas krahëve vendosi të ndante eksperiencën e saj me përjetimin e frikës dhe vetmisë.

“Ju tregoj ditët e frikës dhe të vetmisë”,

Në postimin e bërë në “Facebook”, De Sio tregon se është në izolim prej dy javësh, pasi e mori virusin me një pulmonit të bashkëngjitur, gjatë një turneu në mes të shkurtit. Përveç dhembjes së trupit, ishte vetmia ajo që i dhembte më shumë. E përkufizon karantinën si provën më të rëndë që i është nënshtruar gjatë gjithë jetës së saj.

Aktorja napolitane tregon se ndihet tepër e dobët dhe e drobitur nga sëmundja, por tani mund ta thotë me plot gojë se është jashtë rrezikut. “Virusi është i shpifur”, shkruan në mesazh. Shfryrja e dufit përmbyllet me nota kritike për strukturën spitalore ku qëndroi: “Njeriu ka nevojë për dashuri, pasi këtu metodat janë të ashpra, si të lënë pas dore dhe ndihesh më i braktisur se kurrë. Edhe pse e di se ç’po ndodh në botë, dua të dal”.

“Ju tregoj ditët e frikës dhe të vetmisë”,