
“Kemi gati listën e kandidatëve për deputet”, Taulant Balla zbardh vendimet e rëndësishme që u diskutuan sot në mbledhjen me dyer të mbyllura të PS

Ka gozhduar para ekranit shqiptarët për vite me radhë, a e merrni dot me mend sa vjeç mbush sot aktori i shquar Luftar Paja?

Shkruar nga SOT.COM.AL 1 Dhjetor 2020

Aktori i madh Luftar Paja, feston sot 79 vjetorin e lindjes së tij. Aktori i shquar i skenës dhe ekranit, “Artisti i popullit” Luftar Paja u lind në Gorishovë të Mallakastrës më 1 dhjetor 1941, dhe sot bën më shumë gjysmë shekulli në skenë.
Qysh në moshë të re spikat talenti i tij si aktor, ku u aktivizua që në vitet ‘50 në lëvizjen amatore të Patosit, Fierit etj. Luftari Paja është nderuar me medalje të çmimit të parë në vitin 1969, për kontributin e dhënë në grupet amatore, me medaljen Naim Frashëri e klasit të parë.
Edhe pse ishte një profesionist i lindur, Luftar Paja u emërua aktor profesionist në estradën e Fierit vetëm në vitin 1968. Për mëse 20 vjet ai ka dhënë një kontribut të veçantë për humorin shqiptar. Nga viti 1968 deri më 1991 ka marrë pjesë në të gjitha shfaqjet e dhëna nga Estrada, por edhe nga Teatri (në vitin 1971 është ndër të parët në krijimin e Teatrit “Bylis”) në dramat-satirë “Vitet e paharruara”, dramatizim i mbështetur mbi motivet e romanit “Para Agimit” të Shefqet Musarajt.
Angazhimin në teatrin dramatik e vazhdoi edhe pasi u bë pjesë e Teatrit Kombëtar në 1993.
Ndër figurat më të arrira në estradë përmendim Çobo Rrapushin, në shfaqjen “Çobo Rrapushi me shokë”, Gani Llapa te “Rrufe nga mali”, Ballisti Refat te “Luftë e ngatërruar”, magazinier Kozmai te “Magazinieri”, Punëtorin lajmsjellës, te “Kardiaku”, Servetin te “Servet Beu jep zgjidhje”, mysafirin te “Mysafiri”, Canja te “Canes i kanë vjedhur lopën” e shumë e shumë të tjera e në qindra skeçe e komedi me nje akt.
Ka marrë pjesë në rreth 15 filma artistikë, duke filluar nga filmi “Streha e re”, në rolin e Xha Brahos, Kadri Kanani te “Këshilltarët”, Velo Sadiku te “Guna mbi tela”, Koli Kola tek “Ëndërr për një karrige”, Babai te “Pranverë në Gjirokastër”, Hanxhiu tek “Udha e shkronjave”, Çobani te “Gurët e shtëpisë sime”, kapteri tek “Pas takimit të fundit”, e në fund te komedia “Pas një lajmi” në TVSH.
Për kontribut cilësor është vlerësuar me tri çmime të para në konkurrime estradash, ndërsa në Festivalin e Humorit në maj të vitit 1996, që u zhvillua në Tiranë, u cilësua “Aktori më i mirë i karrierës”. I janë akorduar edhe medalja “Naim Frashëri”, titulli “Artist i Merituar”, në vitin 1979, titulli “Artist i Popullit”, në gusht të vitit 1991,ndërsa në vitin 2001 është shpallur qytetar nderi i Fierit. Në 31 maj të vitit 2005 atij i jepet titulli Nder i Qarkut Fier e shumë çmime e urdhra të tjerë.
Më të lexuarat


Pak ditë më parë bëri bujë intervista e tij/ "Si ata qentë e tërbuar me dhëmbët e skërmitur që kur i hedh prenë...", Redon Makashi shpërthen i revoltuar dhe iu përgjigjet “njerëzve me djallin në bark”: Mes vrerit e helmit …

Shkaktoi bujë të madhe me gjuhën seksiste që përdori ndaj konkurrentes, reagon për herë të parë Albi Nako: Ishte e stisur! Unë e futa në emision, kemi 20 vite që...

Djali i Ardit Gjebreas i dha fund fejesës dhe u lidh me Vildane Zenelin? Joni reagon për herë të parë dhe sqaron si është e vërteta

Prej disa vitesh në Top Channel, moderatorja e njohur merr vendimin që nuk pritej, largohet nga “E Diell”: Faleminderit të gjithë bashkëpunëtorëve

Albi Nako e ofendoi në mes të emisionit, konkurrentja i befason të gjithë me reagimin e saj: Ne njihemi prej 20 vitesh! Gjithçka ishte e ...

Shqipja publikoi foto që Bearti dhe Tea po dilnin së bashku nga një hotel, konkurrenti i nxjerr Andit imazhin që nuk do donte: Para kamerës si burrë, jashtë kamerës si...

“Më mirë martohu, bëj fëmijë”/ Moderatorja e njohur shqiptare i kthehet keq Albi Nakos dhe nuk i lë gjë pa thënë: Turp!

“Më mirë martohu dhe bëj fëmijë”/ U ‘kryqëzua’ pse heshti pas deklaratës së bujshme të Albi Nakos, del me reagimin e fortë moderatorja e Top Channel

Tea doli çift me Andin nga ‘Përputhen’, Shqipja nuk ndalet dhe i plas një tjetër ‘bombë’, i nxjerr foto duke dalë nga hoteli me personazhin e njohur

A është xheloz për Amin? Ermal Mamaqi i lë të gjithë pa fjalë me ato që thotë në mes të emisionit: Nuk mund ta imagjinoj dot...
