BREAKING NEWS

"Na urdhërrojnë shefat të firmosim"/ Avokati i njohur del me deklaratën 'bombë': Nga Enegjitika, te Ekonomia e Shëndetësia, ja kush do i fus në burg punonjësit e administratës

"Na urdhërrojnë shefat të firmosim"/ Avokati i njohur
x
BREAKING NEWS

"Po të mos dilnin përgjimet e Italisë ish-ministri nuk do kapej kurrë", analisti Mërtiri del me deklaratën e fortë: Tahiri i di bëmat e Ramës, ndaj kryeministri nuk e shet dot

"Po të mos dilnin përgjimet e Italisë ish-ministri nuk do
x
BREAKING NEWS

"U la në burg një 74-vjeçar dhe u lirua Tahiri", Klodiana Lala denoncon standarin e dyfishtë të gjykatave, avokati i ish-ministrit e 'kërcënon' hapur: Të isha në studio do flisnim ndryshe

"U la në burg një 74-vjeçar dhe u lirua Tahiri",
x
BREAKING NEWS

Avokati i njohur 'nxjerr zbuluar' drejtësinë me vendimin ndaj Tahirit: Lirimet para kohe me kusht ndodhin rrallë, nuk do përbënte lajm nëse...

Avokati i njohur 'nxjerr zbuluar' drejtësinë me vendimin
x
BREAKING NEWS

"Ç’do të ndodhë me deputetët e përjashtuar nga Basha dhe Alibeaj"? Bardhi flet për 'fatin' e tyre dhe habit me deklaratën: Nuk janë problem i përçarjes

"Ç’do të ndodhë me deputetët e përjashtuar
x
BREAKING NEWS

Lirimi i Tahirit, ish-prokurori ‘bën për ujë të ftohtë’ qeverinë: Vendim luksi, thjesht kërkoni një ministër në burg si rezultat të drejtësisë

Lirimi i Tahirit, ish-prokurori ‘bën për ujë të
x
BREAKING NEWS

“Nëse nëna e fëmijëve...”, avokati i njohur del me deklaratën 'bombë': Ju tregoj provën e fortë që mund të rikthejë në qeli Tahirin

“Nëse nëna e fëmijëve...”, avokati i njohur del
x
BREAKING NEWS

“Në zarf mendova se ishte çokollatë”, gazetarja Hoxha zbardh prapaskenat e bujshme nga arrestimi i zyrtares së lartë të Shëndetësisë

“Në zarf mendova se ishte çokollatë”, gazetarja
x

Gossip

"Ka marrë sinjale..."/ Keisi “mollë sherri” mes Kristit dhe Lorencit? Shpërthejnë ofendimet mes tyre

"Ka marrë sinjale..."/ Keisi “mollë sherri” mes

Në rrjet prej kohësh po përflitet emri i Lorencit, Kristit dhe Keisit së bashku. Që prej hyrjes së këngëtarit në “BBV”, në rrjet qarkulloi lajmi se Lorenci në fakt ishte ish-i i Keisit.

Teksa ndjekësit prej kohësh e kanë parashikuar një “përplasje” midis djemve, kjo gjë ka ndodhur në fakt së fundmi. Kristi dhe Lorenci kanë debatuar me njëri-tjetrin për çështje nivelesh.

Krist Aliaj ka folur për nivele midis banorëve të “BBV”, duke e cilësuar vetën nivelin më të lartë dhe pjesën tjetër, sigurisht më poshtë se ai. Kjo mënyrë e të shprehurit nuk i ka pëlqyer aspak banorëve të tjerë, mirëpo ai që ka reaguar ashpër ka qenë Lorenc Hasrama.

Këngëtari nuk është kursyer aspak ndaj Kristit, duke i thënë se e vetmja gjë, për të cilën ai njihet është se ka marrë pjesë në një emision “dating”.

“Çfarë niveli je ti? Çfarë niveli të dukemi ne? Çfarë ke bërë ti që je nivel i lartë? Unë të paktën njihem se bëj diçka, ti për çfarë njihesh? Shkon në emision me 10 goca dhe flet me ato”, u shpreh Lorenci.

“Unë jam niveli ‘A’. Ju jeni niveli ‘B’, ‘D’ dhe me radhë. Unë nuk bëj gjë, kam një vit në showbiz. Unë jam vetëvlerësuar niveli ‘A’”, ia ktheu Kristi nga ana tjetër.

“Ik o Kristi se nuk më vë dot notë ti mua. Nuk ke thënë diçka të saktë që kur ke hyrë”, tha këngëtari.

Duket se marrëdhënia e tensionuar mes dy banorëve, ka të bëjë edhe me Keisin. Pasi i dha fund historisë me Kristin, përditë e më shumë ajo po shfaqet e afërt me Lorencin, duke mos i kursyer përkëdheljet mes njëri-tjetrit. Një situatë e tillë ka ndodhur sërish së fundmi ku kësaj herë pjesë ishte dhe Kristi.

Ishte Jori ajo që e pyeti Kristin nëse është xheloz për Lorencin. Por në përgjigjen e tij, këngëtari duket se ka dhënë edhe një vlerësim për Kristin.

“Pse duhet të bëhet xheloz ai, ato s’janë bashkë, ai nuk diti ta mbajë. Po të dinte ta mbante”, u shpreh Lorenci. Së fundmi, në “Instagram”-in e Kristit, e cila menaxhohet nga familjarët e tij janë ndarë momente kur Keisi ledhaton te koka këngëtarin.

Ndër tjera aty shkruhet: “Mirë asaj i doli boja. Po ky, çfarë burri është qe nuk i thotë Kristit të vërtetën?”, ndërsa në sektorin e komenteve shumë ndjekës dhe fansa të konkurrentit mbanin anën e tij. Ndërkohë edhe mikja e Keisit është shprehur kundër lidhjes së shkurtër që ajo dhe Kristi patën, duke treguar se me Lorencin kanë vetëm miqësi.

“Mendoja se kur të dilnin do ndaheshin sepse nuk janë tipa të ngjashëm dhe nuk kanë asgjë të përbashkët. Edhe karakteri, edhe ana fizike”, tha ajo.

E pyetur nëse Lorenci ndikoi në ndarjen e saj nga Kristi, shoqja e Keisit tha: “Keisi e shpjegoi edhe vetë shumë qartë. Në momentin kur u bë imitimi nga Visi, ajo e pa veten dhe se si vepron. Plus hyrja e Sabianit, plus edhe Gerti i tha: “Je bërë si shërbëtorja e Kristit”. Nuk besoj se ka lidhje fare Lorenci. Ka marrë sinjale dhe e kuptoj veten e saj se ishte diçka që nuk po ecte”.

Por, çfarë e lidh Keisin realisht me Lorencin? Miqësi apo lidhje romantike?

“Vetëm miqësi. Kanë një shoqëri të përbashkët, profesioni i ka lidhur të dy”, deklaroi shoqja e këngëtares.