Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Rama bën lëvizjen e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë nesër në selinë e PS

Rama bën lëvizjen e papritur, ja çfarë pritet të
x

Gossip

“Ka një jetë që bëhet me zemër”, Rezarta Shkurta tregon pasionin e saj të rrezikshëm që e shqetëson vazhdimisht nënën e saj

“Ka një jetë që bëhet me zemër”, Rezarta

Këngëtarja Rezarta Shkurta na ka treguar vazhdimisht se një ndër pasionet e saja më të mëdha është zhytja dhe e praktikon vazhdimisht si sport. Ajo e ka dëshmuar këtë gjë me foto e video nga vite të ndryshme dhe ka treguar se pasionin për zhytjen ja ka trashëguar dhe vogëlushes së saj, Herës.

Rezarta ka zbuluar se ajo mund të zhytet në thellësi të detit deri në 7 metra pa bombul oksigjeni. Sigurisht që këtë gjë nuk mund ta bëjnë të gjithë, sepse është e rrezikshme, por duket se Rezarta është kthyer në një profesioniste të vërtetë. Megjithatë, nënës së saj duket se nuk i ka pëlqyer aspak kjo gjë, ndaj i ka bërë këngëtares një kërkesë publikisht.


“Unë mendoj që të jetë e qetë nëna jote ta mbyllësh këtë aventurë me këtë sirenën”, është shprehur nëna e këngëtares.

Rezarta ka treguar se e ëma ka një jetë që është bërë me zemër për shkak të pasioneve të saj, por ajo as nuk e ka në mend të heq dorë prej tyre.

“Dhe s’kishte si të mungonte komenti i mamit tim, që ka një jetë që bëhet me zemër nga pasionet e mia. Mami zgjidh o zhytjen ose hedhjen me parashutë?”, shkruan Shkurta.

“Ka një jetë që bëhet me zemër”, Rezarta