BREAKING NEWS

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën pedagogut të njohur

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën
x

Gossip

“Ka qenë e rëndë, askush nuk e dinte”, aktorja e njohur shqiptare rrëfen periudhën më të vështirë në jetën e saj: Isha shtatzënë kur mësova se kisha tumor në kokë!

“Ka qenë e rëndë, askush nuk e dinte”, aktorja e

Aktorja Adriana Matoshi në një intervistë për “Klan Kosova”, ka rrëfyer një nga periudhat më të vështira në jetën e saj.

Ajo tregoi se në vitin 2012 ishte diagnostikuar me tumor në kokë gjatë kohës kur ishte shtatzënë me fëmijën e katërt.

 “E kuptova që nuk ishin simptomat e shtatzënisë por që në trupin tim kokën time, kisha një tumor edhe nuk i kam treguar askujt. Atë kohë Blerta më thirri të luaj te “Kthimi”, njëher i thashë jo se nuk mundem, nuk kam dashur ta dinte askush,  aq më pak prindërit e mi që më kanë vetëm një fëmijë. Tri ditë ka zgjatur dhe kisha dhimbje të tmerrshme sidomos tek skena e divanit. Ka qenë periudhë e rëndë, e vështirë por që ka kaluar me sukses”, ka thënë Matoshi.

Ajo është shprehur e tashmë e ka kaluar me sukses periudhën më të vështirë të jetës së saj. Adriana së fundmi ishte pjesë e filmit “Zana”, ku pasi përfundoi xhirimet u detyrua të shkojë tek psikologu për dy muaj radhazi.

Aktorja ishte pjesë e filmit artistik me metrazhit të gjatë “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”, që u pranua në selektimin zyrtar të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Moskë (MIFF), pa qenë në garë.

Matoshi u bë e njohur në serialin komik "O sa mirë", ku me rolin e Sasës do të shndërrohej në njërin prej personazheve më të spikatur të këtij produksioni.

 

Më të lexuarat