
Postuar: 17/11/2018 - 22:10
Mbrëmjen e sotme e ftuar në “Xing me Ermalin”, është këngëtarja shumë e dashur për publikun, tashmë me famë botërore pas hitit “Nëntori”. Arilena mbetet jo vetëm një nga këngëtaret më të suksesshme, por edhe ndër më të komentuarat në media e rrjete sociale ku kuriozitet të madh ka pasur edhe për jetën e saj private të cilën e ka ruajtur gjithnjë hermetike.
Pak kohë më parë dolën thashetheme se Arilena është e lidhur për shkak të disa fotove ku shfaqej duke puthur nje djalë bjond. Por më vonë rezultoi se ai ishte thjesht protagonist në klipin e saj të ri dhe mes tyre nuk kishte asgjë më shumë sesa bashkëpunim.
E në këtë mënyrë pyetja nëse Arilena ka të dashur ka mbetur ende engimë kështu që Ermali ja drejtoi këtë pyetje këngëtares sot gjatë emisionit.
Arilena e vendosur u përgjigj se kjo nuk do merret vesh kurrë duke vazhduar ta ruajë hermetike jetën private.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/