BREAKING NEWS

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po ushtron terror mbi psiqikën e shqiptarëve nën regjinë e supernovës të Surrelit

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po
x

Gossip

“Kam një djalë”/ Pasi “tronditi” botën me deklaratën, këngëtarja e njohur zbulon detaje të reja për foshnjën e saj

“Kam një djalë”/ Pasi “tronditi” botën me

Iggy Azalea më në fund ka zbuluar emrin e djalit të saj. Reperja me famë botërore e ka quajtur foshnjën Onyx.

30-vjeçarja konfirmoi emrin në një video të shkurtër të publikuar në Instagram pasditen e së martës.

Në video me sfond të zi shkruheshin fjalët ‘Amethyst & Onyx’. Amethyst është emri i vërtetë i reperes amerikane.

Ndërsa në videon 10 sekondëshe dëgjohej zëri i Onyx.

“Vogëlush, do të më thuash diçka?”- e pyet Iggy në regjistrim.

Më pas dëgjohet zëri i foshnjës dhe reperja shton: “Ahhh! Përshëndetje!”

 

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

 

Baby boyyyyyyy ????

A post shared by Iggy Azalea (@thenewclassic) on


Onyx është një lloj gur i çmuar i zi, që sipas gojëdhënave heq frikën dhe të krijon një ndjenjë sigurie.

Edhe pse reperja nuk ka konfirmuar se kush është babai i fëmijës, raportohet se është i dashuri i saj prej shumë kohësh Playboi Carti.

Iggy njoftoi zyrtarisht lindjen e fëmijës më 10 qershor, duke u thënë ndjekësve të saj në Instagram: “Unë kam një djalë.”

Më pas shtoi: “Po prisja kohën e duhur për ta thënë, por më dukej se sa më shumë të kalonte koha, aq më shumë ndihesha në ankth për të ndarë lajmin me botën.”

Iggy dhe Playboi Carti filluan lidhjen në 2018. Ata u ndanë në dhjetor të vitit të kaluar dhe reperja deklaroi në Instagram se ishte single.

Por u pajtuan menjëherë pas kësaj.

Lajmet për lindjen e fëmijës dolën për herë të parë në fillim të majit. TMZ raportoi se ajo dhe Playboi Carti kishin mirëpritur në jetë një djalë.

Më të lexuarat