BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Gossip

“Kam prap*nicën më të bukur në Ballkan”, biznesmeni gay befason me atë që thotë për 2 reperët shqiptarë: Më kërkuan të lidhesha me ta!

“Kam prap*nicën më të bukur në Ballkan”,

Elton Ilirjani, një nga personazhet më të komentuar në media dhe dallohet për deklaratat e tij të hapura që shkaktojnë mjaft bujë.

Sëfundmi në një intervistë për panorama, Ilirjani  ka zbuluar më shumë detaje nga jeta e tij private. Eltoni tregon se si i propozuan dy reperët me famë dhe çfarë donin të arrinin nëpërmjet një lidhjeje romantike me një njeri të fuqishëm si ai në Europë dhe SHBA.

Ai tregon se grimin e përdor vetëm për fotot që ndan në rrjetet sociale, pasi në përditshmëri nuk ka aspak nevojë.

"Unë nuk bëj grim në jetën time të përditshme. Nuk e kam qejf grimin apo të kuqin e buzëve. Unë laj fytyrën me sapun dhe nuk përdor as krem për mirëmbajtje, harroj… Postimet me të kuq buzësh unë i bëj për të sensibilizuar shoqërinë se edhe personat transgjinorë duhet të kenë të drejta të barabarta në jetën e përditshme dhe sidomos në punësim. Në fakt, edhe në fotot që kam bërë nuk përdor grim, por thjesht të kuq buzësh. Vetëm një herë jam grimuar në studion e një fotografi të mirënjohur në New York, për përvjetorin e kompanisë sime.

Grimi në fakt është formë arti më vete, por unë nuk kam nevojë sepse nuk kam defekte për të mbuluar, edhe pse jam 40 vjeç … Shikoj këta të rinjtë që janë nga 20 vjeç dhe kanë nevojë për grim… Unë nuk kam, edhe pse këta të rinjtë kanë filluar që të me quajnë “gjyshe”… por gjyshe tërheqëse dhe pa asnjë rrudhë… Kështu që, përgjigjja ime për grimin është Jo. Nuk përdor dhe shpresoj të mos më duhet kurrë. Unë hyj te njerëzit që kur kaloj në rrugë, edhe në New York City apo Londër, Romë, Milano Rio etj., njerëzit kthejnë kokën dhe më fiksojnë dhe më mbajnë mend gjatë. Kjo është mendoj unë gjenetike, sepse mamaja ime ka qenë ndër femrat më të bukura në jugun e Shqipërisë… Ndoshta i ngjaj asaj.

Unë kohët e fundit kam hedhur online foto që janë “ndryshe”, jo totalisht nudo, por që janë ngacmuese. Këtë e kam bërë sërish në funksion të aktivizmit tim për të sensibilizuar shoqërinë, që edhe personat gay apo transgjinorë mund të jenë dhe duken po aq bukur sa edhe njerëzit “normalë”, si e quajnë homofobët veten… Mesazhi ka qenë për gjithë shoqërinë dhe se ata duhet të pranojnë njerëzit ndryshe dhe se ne që jemi ndryshe, nuk jemi domosdoshmërisht të shëmtuar apo jo të dëshiruar. Përkundrazi, ne jemi më tërheqës se shumë të tjerë. Unë mund të them me plot bindje se kam prapanicën më të bukur, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, madje edhe më tej. Unë nuk kam asnjë ndërhyrje në trupin tim, edhe pse e kam mundësinë ta bëj, por unë i sfidoj të gjitha këto showgirl-s në Shqipëri dhe Kosovë, sepse jam më tërheqës se ato nga mbrapa dhe sado të përpiqen ato duke bërë operacione, unë ua kaloj me disa herë… Në fund të fundit, ky ka qenë edhe mesazhi dhe njerëzit të mbledhin mendjen sepse ato që shesin veten për disa klikime dhe për disa para më shumë, nuk janë aspak më të bukura se unë dhe aspak më tërheqëse se unë, pasi meshkujt në shumë raste më kanë zgjedhur mua për të më komplimentuar në privat.

Unë me këtë risi kam sjellë në vëmendje të publikut se ne që jemi ndryshe jemi edhe të bukur, edhe tërheqës, edhe të dëshiruar dhe se dashuria nuk njeh limite gjinie apo orientimi seksual. E përsëris, unë jam më tërheqës se Tayna që është e vogël, jo më këto të rriturat që kanë bërë ndërhyrje në prapanicë dhe ngjajnë sikur kanë airbags me vete nga mbrapa dhe shpeshherë gjithë celulit dhe këto përpiqen të shesin…Pra, me pak fjalë, 40- vjeçar dhe në topformë dhe më i dëshiruari në Shqipëri dhe New York pa diskutim…!

“Kam prap*nicën më të bukur në Ballkan”,

Mos të lodhen kot, por të pranojnë realitetin e hidhur për to… Meshkujt shqiptarë më duan dhe me komplimentojnë prapanicën dhe habiten si ka mundësi që unë jam kështu, prandaj dhe perceptimi po ndryshon.  Ku është ndryshimi mes një transgjinoreje dhe këtyre gocave të famshme të showbizzit shqiptar?  Të gjitha njësoj duken dhe këto dashur pa dashur ngjajnë si transgjinore dhe kështu po kontribuojnë në perceptimin pozitiv ndaj transgjinoreve, sepse edhe ato kanë operacione plastike", shprehet Eltoni.

I pyetur nëse ka nga ata që kërkojnë të të manipulojnë, duke të kërkuar martesë vetëm të joshur nga paraja, ai tregon: "Fatkeqësisht, djemtë i kanë qejf paratë dhe luksin dhe kohët e fundit janë bërë edhe më shumë në numër. Unë di të kuptoj kush më dëshiron për ato që kam, apo për atë që jam. Patjetër që përpiqen, por kur më njohin ose tërhiqen, ose krijojnë një respekt të madh dhe duan të më kenë edhe më shumë afër. Mund të ndaj me ju një sekret, sepse dy reperë të njohur shqiptarë kanë dashur të lidhen me mua, sepse kanë menduar për një karrierë edhe më të madhe në Hollywoood, duke ditur edhe lidhjet e mia me qarqet LGBT në Hollywood. Janë tërhequr pa diskutim kur janë refuzuar, edhe pse në dukje hiqen si maço dhe se kanë mbi 800 mijë ndjekës nëpër Instagrame…"