BREAKING NEWS

“Ka njerëz më të mençur se presidenti i republikës”, Frrok Çupi del sërish me deklaratën e fortë: Në Shqipëri fundërrinat...

“Ka njerëz më të mençur se presidenti i
x

Gossip

“Kam tentuar vetëvrasjen”, gazetari shqiptar i lë të gjithë pa fjalë me detajet nga jeta e tij private: Vilja pjeshkë në Greqi për të mbijetuar në Tiranë! (VIDEO)

“Kam tentuar vetëvrasjen”, gazetari shqiptar i lë të

Gazetari Ronaldo Sharka i ftuar në “Ftesë në 5” ndau për herë të parë disa detaje të panjohura nga jeta e tij.

Ronaldo tregoi se e kishin bullizuar për 11 vite në qytetin e tij të lindjes, në Lushnje, madje gjatë asaj kohe kishte menduar vetëvrasjen si rrugëzgjidhje.

Fatmirësisht pasioni për të qenë pjesë e televizionit bëri që të niste një jetë të re në Tiranë, aty ku edhe kreu studimet për psikologji.

Edhe pse tashmë duket se të gjitha i përkasin të shkuarës, Ronaldo rrëfeu për herë të parë në një studio televizive se i është dashur të punojë për pak kohë në Greqi, për të mbuluar shpenzimet e jetesës në Tiranë.

“Në Greqi punoja në bujqësi, vilja pjeshkë”, tregoi ai, duke shtuar se është shumë krenar për gjithë sakrificat që ka bërë për të arritur aty ku është.