Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Kam vuajtur nga ‘thyerje’ zemre të pabesueshme”, rrëfimi i pazakontë i moderatores së njohur shqiptare: Kam luftuar me të gjithë... Nga një shpirt i vrarë, në histori toksike dashurie

Postuar: 21/10/2019 - 11:45

Personazhet e famshme shqiptare i ka bashkuar një detaj i rëndësishëm përgjatë gjithë 2019-s: ata kanë rrëfyer pa doreza problemet e tyre me ankthin, ndjesitë e këqija dhe shpesh betejat me të cilat u duhet të luftojnë përtej filtrave dhe jetës perfekte të “Instagram”-it.

Një rrëfim të tillë e ka bërë pak më parë në “Instastory” edhe Kiara Tito. “Kam luftuar me një thyerje të pabesueshme zemre, kam jetuar me konfuzionet e mia, kam luftuar me të gjithë demonët. Nga një shpirt i vrarë, në histori toksike dashurie. Ja tek jam tani, më e fortë dhe kam mundur t’i mbledh sërish bashkë copëzat.

Jam bërë ajo që e shkuara s’më lejonte të isha, duke qenë më e dashur me veten. Diçka është e sigurt: Duhet të jesh e përgatitur për të duruar gjithçka jeta do të të hedhë. Jam duke çuar dashuri dhe dritë për të gjithë ata, që për momentin ndihen të pasigurt dhe me frikë për të ardhmen”, ka përfunduar moderatorja e “Doktor Plastik”.

Ndërkohë që ndjekësit e kanë gjetur direkt për kë bëhej fjalë dhe kanë qenë në një mendje se djali në fjalë është këngëtari i njohur, Butrint Imeri. Moderatorja u komentua gjatë për lidhjen me të, por të gjithë u befasuan kur ai vetëm pak kohë më parë prezantoi të dashurën e re gjatë pushimeve në Greqi.

Butrinti postoi një video nga Santorini dhe në syzet e tij pasqyrë dukej një vajzë, e cila e filmonte. Teksa të gjithë po mendonim se vajza në video ishte Kiara Tito, Butrinti i ka hedhur poshtë njëherë e mirë këto aludime, duke prezantuar vajzën e panjohur që ka në krah.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/11/2019 - 20:36

Moderatorja dhe autorja e "Casa de los 3s", Dajana Shabani ka vënë re se emri i saj është përdorur në një aplikacion online.

Postuar: 19/11/2019 - 19:32

Mbrëmjen e djeshme emisioni i njohur “Proçesin Sportiv” është hapur nga tenori i njoh

Postuar: 19/11/2019 - 18:02

Mbrëmjen e kaluar, grimieri shqiptar me famë botërore, Mario Dedivanovic, fitoi çmimin “A

Postuar: 19/11/2019 - 16:01

Artistja e njohur e publikut shqiptar, Aurela Gaçe performoi mbrëmjen e së dielës në hapjen e mad

Postuar: 19/11/2019 - 12:14

Shefi i kuzhinës më i komentuar në media për deklaratat e tij të bujshme e sherret me konkurrentë

Postuar: 19/11/2019 - 10:52

Enki Braçaj u bë shumë e njohur kur jepte lajmet në "Zjarr TV", ndërsa tani e shohim ga