Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Gossip

“Kam vuajtur shumë”, këngëtarja e njohur shqiptare tregon për herë të parë historinë e jetës së saj dhe i preku të gjithë: Për probleme familjare emigruam dhe flinim...

“Kam vuajtur shumë”, këngëtarja e njohur shqiptare

Anjeza Branka prej vitesh është njohur si një nga këngëtaret më të spikatura për zërin e performancat e saj. Anjeza ishte pasditen e djeshme e ftuar tek "Rudina", ku tregoi më shumë për jetën e saj.

Në moshën 9-vjeçare, Anjeza emigroi bashkë me familjen në Gjermani. Aty mbaroi gjimnazin dhe ka punuar punë të ndryshme, si kameriere, banakiere dhe menaxhere lokali.

“Kam lindur në Tiranë, kisha një jetë shumë të lumtur. Pa i mbushur 9 vjeç kemi emigruar me familjen në Gjermani, me ambasadat  gjermane, jo për probleme ekonomike, por për probleme familjare. Isha e vogël dhe mbaj mend që kishte shumë njerëz dhe flinim në ambasadë brenda. Nuk e mbaj mend sa ditë, por di që disa ditë kemi ndenjur. Kemi shkuar me autobus mbaj mend deri në Durrës, pastaj me traget. Nga trageti me tren dhe shkuam në Gjermani. Kur unë shkova në Gjermani ishte jetë krejt tjetër dhe dy vitet e para e kam vuajtur shumë, më merrte shumë malli. I mendoja çdo ditë shoqet e mia dhe fillova t’ju shkruaja kartolina, letra. Kur m’i kthenin unë kënaqesha dhe lumturohesha shumë”, tregoi Anjeza.

Në vitin 1999, ajo erdhi në Shqipëri bashkë me familjen për të nisur karrierën e saj muzikore.

“Kam vuajtur shumë”, këngëtarja e njohur shqiptare

Më të lexuarat