BREAKING NEWS

71 raste të reja në Shqipëri me Covid-19

71 raste të reja në Shqipëri me Covid-19
x

Gossip

“Kanë dashur t’i bëjnë emrin pis!”/ Balerina e njohur sqaron skandalin e shumëpërfolur të lidhjes së Agnesa Vuthajt me biznesmenin e shpallur në kërkim (VIDEO)

“Kanë dashur t’i bëjnë emrin pis!”/ Balerina e

Pak kohë më parë, emri i modeles së njohur shqiptare Agnesa Vuthaj u përfol shumë në media pas fjalëve se ajo është në një lidhje me biznesmenin nga India, Chetaan Sandesara, 57 vjeç, i cili është në kërkim nga policia në Indi.

Vetë Agnesa e mohoi marrëdhënien me të dhe e lidhi ngjarjen me një seri shkrimesh tendencioze nga i njëjti gazetar, të cilin e ka paditur paraprakisht ndër vite.

Por çfarë mendon sot shoqja e saj e ngushtë për këtë? Isida Mollaymeri u shpreh në një intervistë për “Glamour Zone” se emri i Agnesës u tentua të përbaltej. Ajo u shpreh se ishte keqdashja e njerëzve për të njollosur emrin e një vajze e cila nuk ka pasur kurrë histori të tilla.

“Unë mendoj se gjithmonë ne jemi të këqinjtë e vetes. Meqë t’i shikon dikë mirë, mendon t’i bësh keq. Keqdashja e njerëzve. Në momentin që t’i e shikon që ajo ka një figurë të pastër, s’i kanë dalë kurrë kështu gjërash, kanë dashur thjesht ta bëjnë pis, kaq!”

Asokohe Agnesa u shpreh se ka marrëdhënie shoqërore me biznesmenin dhe familjen e tij, dhe se jo çdo marrëdhënie mashkull-femër është një marrëdhënie dashurie.

Ajo theksoi se nëse do të donte të lidhej me një miliarder, do të lidhej me djalin e tij, por sërish ajo zgjedh një partner në kombësi shqiptare.

“Kanë dashur t’i bëjnë emrin pis!”/ Balerina e

Më të lexuarat