BREAKING NEWS

Vetëflijimi, ekspertët ngrenë alarmin pas ngjarjes në Kombinat: Të thellohet hetimi!

Vetëflijimi, ekspertët ngrenë alarmin pas ngjarjes në
x

Gossip

Kejvina Kthella ‘ndalohet’ nga policia, ‘efektivët’: Të gjetëm drogë në kroskot

Kejvina Kthella ‘ndalohet’ nga policia,

Kejvina Kthella ka zgjedhur ta kalojë kohë në “Tik-Tok” këto ditë që ndodhet në Itali, ku kreu edhe ndërhyrjen në buzë.

Në njërën nga videot që ka postuar Kejvina Kthella ka zgjedhur të ‘luajë’ pak me efektivët e policisë dhe me lëndët narkotike. Bëhet fjalë për një ‘voice’ që tregon ndalimin e një qytetari për drogë, të cilin Kejvina ka zgjedhur ta sjellë përmes figurës së saj.

Pjesë nga biseda në video

Kejvina: Cila është arsyeja e ndalimit të lutem?

Policia: Ngarja e makinës nën efektin e drogës


Kejvina: Kush ka pirë drogë, makina apo unë?

Policia: Ju zotëri, madje gjetëm edhe 2 gramë në kroskot

Kejvina: Pse tek kroskoti ishte, s’lashë vend pa e kërkuar…

S’dimë të themi nëse publikimi i kësaj videoje nga ana e Kejvinës ka pasur ndonjë ‘mesazh’ të veçantë, duke qenë se ish-velinës iu publikua edhe lidhja me Redjan Rrajën, të arrestuarin për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.