
Dosja e Adriatik Llallës, batërdi me pasurinë para largimit si Kryeprokuror dhe shtim dyshimesh për kërkesë azili në Gjermani

“Kemi edhe ne ato kontradiktat tona”, Miriam Cani flet hapur dhe zbulon arsyen përse zihet gjithmonë me Alban Skënderajn (VIDEO)

Shkruar nga SOT.COM.AL 4 Dhjetor 2020
Këngëtarja Miriam Cani e ftuar në emisionin e pasdites ‘Rudina’ foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien që ka me bashkëshortin e saj Alban Skënderajn.
Miriami zbuloi tha se ajo zihet shumë herë me Albanin dhe se shkaku kryesor janë fëmijët.
Ajo shtoi më tej se Albani është me idenë që fëmijës t’i japësh të hajë kur kërkon, por vetë Miriami ka rregulla të tjera. Këngëtarja shtoi në fund se Albani është një njeri shumë familjar dhe kujdeset shumë për fëmijët.
Pjesë nga biseda
Rudina Magjistari: Miriam a ziheni ndonjëherë ju të dy sepse dukeni shumë të dashuruar e çdo gjë perfekte mes jush?
Miriam Cani: Natyrisht që po dhe zihemi më shumë për fëmijët. Fëmijët janë tema numër 1 si për çdo çift. Kemi ato kontradiktat tona, por gjithmonë për mirë. Natyrisht edhe në momentin kur bëhesh prind dhe nga pa siguria krijohen më pas ato debatet për fëmijë, jo pse e bëre kështu, jo pse e more kështu, jo pse e ushqen Amelinë gjithë kohës edhe kur nuk do të hajë. Baballarët janë të idesë që nëse do të hajë, do kërkojë, por që ndodh që edhe nuk kërkon dhe çfarë të bësh më pas si nënë?
Rudina Magjistari: Albani duket shumë romantik si natyrë me gjithë këto surpriza që të ka bërë gjatë gjithë këtyre viteve.
Miriam Cani: Po natyrisht duke qenë se është artist prej vërteti, krijon shumë emocione dhe me gjithçka që ai krijon, edhe këto krijimet frymëzohen nga diçka nga jeta e tij. Është një njeri shumë i ndjeshëm mbi të gjitha, është një njeri shumë i kujdesshëm dhe shumë familjar, shumë i dedikuar familjes, fëmijëve kështu që të gjitha këto bashkë e bëjnë një njeri shumë të mirë, një bashkëshort shumë të mirë dhe një baba shumë të mirë.
Më të lexuarat


Pas debatit të fortë që kishte me Arjan Konomin, largohet opinionisti i 'Përputhen Prime' zbuloni kush është figura e njohur që e zëvendëson!

Xhemi Shehu poston foto pa make-up, shpërthejnë lumë komentesh

“I ke thyer zemrën”/ U largua papritur nga ‘Përputhen’, dalin bisedat private në ‘WhatsApp’ të Andit me Tean (FOTO)

Nuk do e besoni! Ja sa vjeç është Tea e “Përputhen”, një nga personazhet më të dashur dhe të komentuar

Nuk publikoi foto me barkun e rrumbullakosur gjatë shtatzënisë, Arbana Osmani tregon arsyen e këtij vendimi dhe i preku të gjithë: E di sa e rëndë mund të jetë kjo!

Pozoi me brrylin te gjoksi i ish-missit, ish-arbitri i njohur shqiptar rrëfen çfarë i bëri gruaja pas kësaj: Sapo hyra në shtëpi më tha goca mos i fol mamit!

Plas keq debati në Top Channel/ “Burrë leshko”, Arjan Konomi i kthehet ashpër konkurrentit të “Përputhen” pas sjelljes brutale me Anën ! Fatjoni ngre tonet e zërit: Unë s’jam lepurush

“Kam qenë i lidhur me motrën e Arjan Çanit”, këngëtari i njohur shqiptar i lë të gjithë pa fjalë me deklaratën e tij të papritur

Vendimi i papritur/ Një tjetër konkurrent i fortë i Përputhen lë emisionin, vjen reagimi i fortë: I kërkoj falje publike Bora Zemanit pasi i kam shkaktuar... (Tregon dy personat që do i ruajnë brenda në zemër)

Arbana Osmani publikon foton epike dhe tregon si duket gjendja e saj dhe Eduartit pasi kanë vënë në gjumë fëmijët
