BREAKING NEWS

Përplasje me armë zjarri në Vlorë/ Dalin emrat e të plagosurve, xhaxhai i 28-vjeçarit rrëfen si ndodhi ngjarja: Ishim duke pirë kafe, kur dëgjova...

x

Gossip

Këngëtarët Remzie dhe Nexhat Osmani bëjnë gjestin e madh për familjet e vëllezërve që humbën jetën nën rrënoja e hotel ‘Tropikalit’ në Durrës

Në tërmetin tragjik të 26 nëntorit ndërruan jetë edhe dy vëllezër nga Gjilani.Isa dhe Shemsedin Abazi u nxorën të vdekur nga rrënojat e hotel ‘Tropikalit’ dhe kanë lënë jetimë gjashtë fëmijë.

Ata vinin në Durrës për të punuar dhe fati deshi që atë natë të flinin në këtë qytet.

Historia e tyre na ka prekur të gjithëve dhe të shumtë kanë qenë ata që kanë dhënë ndihma për familjen  e tyre.

Pak ditë më parë Ermal Fejzullahu tregoi se do të marrë përsipër ndërtimin e një shtëpie të re për familjen e tyre , ndërsa ndihmë ka dhënë edhe Remzie dhe Nexhat Osmani.

Çifti ka shkuar ka vizituar familjen e dy vëllezërve, të cilët janë të pushtuar nga zia, dhe u kanë thënë se fitimet e koncertit të tyre do ua japin atyre.

 

Koncertin tjetër çifti e ka në Boston.