BREAKING NEWS

Mjekësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re doktoresha e njohur (Emri)

Mjekësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x

Gossip

Këngëtari i njohur del pozitiv me COVID-19

Këngëtari i njohur del pozitiv me COVID-19

Këngëtari i njohur latin Bad Bunny është personazhi i fundit që i është bashkuar listës së të infektuarve me Covid-19.

Ai po priste me padurim të performonte të dielën në “American Music Awards”, mirëpo ka qenë e pamundur.

Bad Bunny ka rezultuar pozitiv për testin e Covid-19, ndaj i është dashur të izolohet.

Ai kishte planifikuar të interpretonte hitin e tij “Dákiti” me Jhay Cortez drejtpërdrejt për herë të parë në AMAs, por koronavirusi duket se kishte të tjera “plane” për të.

Sipas mediave të huaja, këngëtari nuk ka pasur deri tani simptoma dhe është në gjendje të mirë, megjithatë gjendja e tij shëndetësore mbetet për t’u parë në vazhdim.

Rikujtojmë se artisti ka fituar dy çmime AMA, “Artisti më i preferuar latin” për albumin e tij solo, “YHLQMDLG”.

Këngëtari i njohur del pozitiv me COVID-19