BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Gossip

Këngëtarja Bleona Qerreti shpreh hapur mbështetjen e saj për Donald Trump, e ftuar speciale në eventin e rëndësishëm të organizuar nga zv. Presidenti

Këngëtarja Bleona Qerreti shpreh hapur mbështetjen e saj për

Këngëtarja shqiptare, Bleona Qerreti ka dalë hapur në mbështetje të fushatës së Donald Trump. Ajo do të jetë e ftuar speciale në fushatën elektorale të zv/presidentit amerikan, Mike Pence. 

Qereti do të ngjitet në skenën e Micigan të enjten e 22 tetorit për ta kthyer fjalimin e Pence në një festë të vërtetë.

Lajmin e ka dhënë vetë Bleona përmes një postimi në ‘Instagram’ ku nuk kursen edhe një apel për komunitetin shqiptar në SHBA që të votojnë kandidatin republikan Donald Trump.

“Shqiptarët në mbarë botën nuk do të harrojnë kurrë 45 vitet e pamëshirshme të komunizmit, që kanë kaluar.

Për këtë arsye, ftoj te gjithe komunitetin shqiptar ne Amerike qe ne zgjedhjet e 3 Nentorit ne menyre unanime te mbeshtesin Presidentin Donald J. Trump, personin e vetëm që ka luftuar socializmin “dhëmbë për dhëmbë” për katër vitet e fundit.

Kam nderin t’ju ftoj te gjitheve te Enjten ne dt 22 Tetor te bashkoheni me mua dhe Zv. Presidentin Mike Pence, ne Waterford Township, Micigan. per nje feste madheshtore!” shkruan Qerreti.