BREAKING NEWS

SHBA-BE rrënojnë planet e politikës për të kapur Gjykatën e Lartë, vënë në rresht KLGJ për emërimet e reja, ja prapaskenat

SHBA-BE rrënojnë planet e politikës për të kapur
x

Gossip

Këngëtarja e njohur bën gjestin fisnik, dhuron miliona dollarë për kërkimet për koronavirusin dhe mbështetje për operatorët shëndetësorë

Këngëtarja e njohur bën gjestin fisnik, dhuron miliona

Ka menduar për më të dobëtit, por edhe për mjekët dhe operatorët shëndetësorë që janë në vijën e parë të fronit. Rihanna, përmes fondacionit të saj “Clara Lionel”, dhuroi 5 milionë dollarë për të luftuar emergjencën koronavirus.

“Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen, kjo pandemi mund të prekë të gjithë. Dhe për personat më të dobët në botë e keqja mund të jetë pranë”, -shkruan këngëtarja në njoftimin e bërë.

Kjo shifër e rëndësishme, që vjen pas dhurimit të bashkëshortëve aktorë Blake Lively dhe Ryan Reynolds, me 1 milion dollarë për të ndihmuar të moshuarit dhe familjet e varfra, do të shkojë për të blerë pajisje mbrojtëse për operatorët shëndetësorë, si dhe për të financuar laboratorët diagnostikues dhe terapitë intensive të spitaleve, por edhe për të mbështetur Bankat e Ushqimit që veprojnë në vendet e varfra si Haiti dhe Malawi.