BREAKING NEWS

Videoja e Marinës Amerikane: "Ata janë mes nesh". Pentagoni konfirmon: "Imazhe autentike", këtu janë alienët

Videoja e Marinës Amerikane: "Ata janë mes nesh". Pentagoni
x

Gossip

Këngëtarja e njohur shqiptare flet për lidhjen me partnerin amerikan: Akoma nuk më flasin familjarët

Këngëtarja e njohur shqiptare flet për lidhjen me partnerin

Këngëtarja shumë e dashur për publikun e që këtë vit është rikthyer në "Kënga Magjike", Lindita Halimi ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin Soiree me Jonida Shehun në ABC.

Lindita tregoi fillimet e saj të vështira, e lindur në një fshat të vogël në Gjilan të Kosovës ku u has me shumë paragjykime gjatë rrugëtimit të saj muzikor.

“E kam patur shumë të vështirë në fillim, plus që vija nga një fshat shumë i vogël dhe atje akoma vajzat martohen me mblesëri. Unë të këndoja ishte diçka shumë absurde. Që nga gjyshi edhe të gjithë më thoshnin ‘nuk është gjë e mirë, është emër i keq për familjen tonë, do na ngelesh pa martuar, nuk të merr askush’. Dalja ime në skenë ka qenë një shenjë guximi dhe lloj rebelimi se e kam dashur gjithmonë muzikën”, ka treguar Lindita Halimi.

“Fillova me pas kushërinj që nuk i dija që kishin ekzistuar. Filluan rastësisht të më donin të gjithë, mirëpo normal u diskutua sërish pesha. Ajo ka qenë tema kryesore”, ka treguar duke qeshur Lindita.

Gjatë bisedës me Jonida Shehun, Lindita ka folur edhe për njohjen me bashkëshortin e saj reperin amerikan BIG D, ku ka treguar se është ndjerë e paragjykuar edhe për këtë zgjedhje.

“Kisha shumë frikë t’ju tregoja prindërve fillimisht. Kisha shumë frikë se ishim vend ivogël, vend konservativ, siç thashë gocat jepeshin me mblesëri, nuk e njihnin as burrin. Babi më tha që e kam ditur këtë histori se dikush që e ke vetëm mik, nuk vjen të merr në lokal në orën 10 të natës deri në 3 të mëngjesit. I kam kaluar më tha mua këto kohë, por nuk po dija si ta thoja, po prisja derisa të hapeshe ti vetë. E them pa turp që kam edhe familjarë të largët që akoma nuk më flasin. Nuk e perceptojnë dot. Ideja e tyre ka qenë që ti kur martohesh ia prezanton familjes dhe ti na keqprezantuar. Mirëpo secili ka jetën e vet, të gjithë janë të martuar dhe shpresoj të jenë të lumtur. Kaq ka rëndësi”, është shprehur Lindita Halimi.