BREAKING NEWS

Frrok Çupi plas “bombën”: Meta do të arrestohet me urdhër të NATO për “puçin” në Rinas, ka spiunuar kundër SHBA, u shërben forcave jo mike

Frrok Çupi plas “bombën”: Meta do të arrestohet me
x

Gossip

Këngëtarja e njohur shqiptare humb njeriun e shtrenjtë: Ky është mesazhi më i vështirë që kam shkruar ndonjëherë

Këngëtarja e njohur shqiptare humb njeriun e shtrenjtë: Ky

Reperja e njohur Melida Ademi ka ndarë një lajm shumë të hidhur me ndjekësit. E ëma e saj është ndarë nga jeta me datë 3 mars. Fatkeqësisht, kanceri i gjirit i ka marrë jetën në moshën 50-vjeçare.

Melinda i ka dedikuar fjalët më të ndjera në rrjete sociale, duke shprehur trishtimin dhe mallin për të.

“Me 3 Mars të vitit 2021, mamaja ime e dashur Zonja Ademi ndërroi jetë nga beteja me kancerin e gjirit, në moshën 50-vjeçare. Ky është mesazhi më i vështirë që kam shkruar ndonjëherë dhe fjalët nuk mund ta përshkruajë trishtimin që ndjej. Ditët e fundit kanë qenë ditët më të vështira të jetës time dhe po mbledh shumë fuqi për të shkruar këtë post dedikuar asaj, sepse bota meriton të dijë për mamanë time të mrekullueshme dhe sa fort luftoi dhe dashuroi ajo.

Mami, ti je gruaja më e fortë që njoh, ti je shoqja ime e ngushtë dhe gjithmonë mund të mbështetesha te ti për të qenë aty për mua për çdo gjë. Ne gjithmonë flisnim për gjithçka dhe jam shumë e nderuar që të njoha dhe që isha në gjendje të merrja ndihmën dhe udhëzimet tua. Ti ke luftuar shumë fort për dashurinë tënde me babin, të rrisje katër fëmijët e tu dhe të siguroheshe që të gjithë ishim në kujdesin e duhur. Këto 6 vitet e fundit ti u mbajte kaq e fortë për ne dhe unë jam shumë mirënjohëse të të quaj “mami im”.

Mami, shumë faleminderit që më ke inkurajuar të vazhdoj karrierën time dhe faleminderit që më ke mbështetur dhe kuptuar. Gjithë jetën time, gjithçka kam dashur ishte të të bëja ty krenare dhe e di që je krenare për mua. Të premtoj që do ta vazhdoj trashëgiminë tënde e të qenurit më e forta dhe gruaja që punon më fort, ashtu si ti!

Të dua mami! Do të më mungojë të folurit me ty për orë të tëra, por e di që je më në fund në paqe. E di që do jesh duke u kujdesur për mua nga lart dhe do më mbrosh siç ke bërë gjithmonë. Lamtumirë mama im, e di që do shihemi përsëri në Xhenet.

Ne të Allahut jemi dhe atij i kthehemi”, ka shkruar Melinda.