BREAKING NEWS

Përballet për herë të parë me zërat kritikë ndaj tij, zbulohen 2 lëvizjet e rëndësishme të Lulzim Bashës ditën e sotme

Përballet për herë të parë me zërat kritikë
x

Gossip

Këngëtarja e njohur sqaron sherrin e bujshëm me Eneda Tarifën, zbulon për herë të parë si nisi përplasja mes tyre

Këngëtarja e njohur sqaron sherrin e bujshëm me Eneda

Këngëtarja Lindita Hailimi e ftuar në emisionin "Soiree" ka folur për herë të parë mbi debatin me Eneda Tarifën, duke treguar se është e lumtur që më në fund ka rastin për ta sqaruar.

Gjithçka nisi kur Eneda Tarifa fitoi festivalin e 54-t në RTSH me këngën “Përrallë”, me të cilën prezantoi Shqipërinë në Eurovizion. Pas kësaj fitore Lindita u shpreh publikisht kundër baladave, këngëve “depresive, dramatike dhe me britma”, që asokohe është marrë se i drejtohej pikërisht Enedës.

Një vit më vonë Lindita Halimi u shpall fituese për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion me një baladë të titulluar “Botë” dhe Eneda i ktheu përgjigje me një status ku përsëriti të njëjtat fjalë që Lindita ishte shprehur duke theksuar se bota është portokall.

“Nuk e kam pasur aspak atë temë. Domethënë nuk ka qenë tema që kam folur për Enedën. E di që më kanë shkruar në DM dhe më kanë thënë pse nuk vjen me një baladë për festivalin e radhës. Ju kam thënë që jam lodhur me balada dhe jam e re e dua të këndoj këngë ritmike. Ama nuk kam folur në vetën e parë, por kam folur në përgjithësi. Duket sikur e ka marrë si ofendim Eneda pastaj. Unë erdha me baladë se atë më kërkuan. Unë doja një këngë më shqip me elementë me tupana më happy, fun. Mirëpo më thanë ty balada të shkon e rri aty ku je. Dhe e mbajta dhe u mundova të bëja më të mirën. Dua ta sqaroj e njëherë nuk e kam pasur për Enedën”, u shpreh Lindita në "Soiree".