BREAKING NEWS

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për Ndryshim”: Ka vetëm dy mundësi në jetë!

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen
x

Gossip

Këngëtarja e njohur tregon fakte tronditëse, flet hapur për aftësitë e ish-partnerit të saj në dhomën e gjumit: Nuk mund t’i numëroj të gjitha kohët që jam shtirur

Këngëtarja e njohur tregon fakte tronditëse, flet hapur për

Miley Cyrus pritet të publikojë albumin e saj të shtatë, për të cilin ka qenë duke punuar gati tre vite. Sipas “Mirror”, në një këngë të tij do të përmendet edhe ish-bashkëshorti i saj, Liam Hemsworth.

Këngëtarja 27-vjeçare u divorcua nga aktori 30-vjeçar në fillim të këtij viti.

miley cyrus flet për.. (3)

Ata kanë qenë bashkë për 10 vjet, që kur u takuan gjatë xhirimeve të filmit “Kënga e Fundit”, ku dhe ranë në dashuri me njëri-tjetrin.

Sipas raporteve, kjo këngë pritet të zbulojë gjithçka që ndodhte në dhomën e tyre të gjumit.

miley cyrus flet për.. (1)

Në vargun e parë të këngës, të titulluar :Win Some, Lose Some” (Fito Dikë, Humb Dikë), ajo këndon: “Natën e kaluar ishim si të gozhduar në arkivol, Zoti e di që ne ishim gati të vdekur. Nuk mund t’i numëroj të gjitha kohët që jam shtirur, falënderoj Zotin për mendimet në kokën time”.

miley cyrus flet për.. (2)

Gjatë refrenit, ajo shton: “Ti më njohe më mirë se kushdo, por më lëndove më shumë se kushdo, i dashuri im. Unë nuk mund të shtirem më”.

miley cyrus flet për.. (5)

Dhe thuhet se kjo nuk do të jetë e vetmja këngë që Miley ja ka kushtuar martesës së saj. Në disa të tjera ajo shprehet se nuk i mungojnë aspak ish të dashurit dhe se refuzon të kërkoj falje për ato që kanë ndodhur mes tyre. Pas ndarjes nga Liam, Miley nisi një histori dashurie me Kaitlyn Carter përpara se të hidhej në krahët e Cody Simpson.

Tashmë ajo është beqare dhe po shijon sukesin e këngës më të re Midnight Sky.

Më të lexuarat