Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Këngëtarja shqiptare me famë botërore për herë të parë flet për sëmundjen e saj: Nuk dua që t’ju vijë keq për mua!

Postuar: 16/04/2019 - 09:59

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ditën e sotme përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram ka rrëfyer publikisht se vuan nga një sëmundje e rëndë mendore që quhet çrregullim bipolar.

Për ata që nuk janë të familjarizuar me termin në fjalë, ju bëjmë me dije që është një sëmundje mjaft delikate e cila konsiston në luhatje të papritura të humorit.

Bebe e ka ndjerë të nevojshme që të ndajë eksperiencën e saj me të gjithë ndjekësit dhe u ka kërkuar atyre që të mos ndjejnë keqardhje për të, por thjesht ta pranojnë ashtu siç është.

“Për një kohë super të gjatë unë nuk e kuptoja se përse ndihesha aq e sëmurë. Përse ndjeja pafuqi që më bënin që të mos dëshiroja të dilja nga shtëpia ose të rrethohesha nga njerëz dhe përse ndjeja super energji që nuk më lejonin që të flija gjumë, që nuk më lejonin të ndaloja së punuari ose të bëri muzikë. Tani e di pse! Unë jam bipolare dhe s’kam më turp ta them! Kjo është e gjitha. Ky album i radhës do të jetë albumi më i preferuar sepse unë nuk do fsheh asgjë. Ju dua të gjithëve shumë dhe shpresoj që të më pranoni mua siç jam. Nuk dua që juve t’ju vijë keq. Thjesht dua të më pranoni. Kjo është e gjitha. Ju dua!”- shkruan këngëtarja me famë botërore.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/04/2019 - 23:57

Olen Çesari është padyshim një nga personazhet më të dashur për publikun e që me violinën e tij ka arritur të jetë shumë i suksesshëm.

Postuar: 20/04/2019 - 23:39

E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Besa Kokëdhima ka zbuluar shumë të reja pas kaq shu

Postuar: 20/04/2019 - 23:31

Arbana Osmani sot për herë të parë ka folur në programin e saj 'Dua të të bëj të lumtur'

Postuar: 20/04/2019 - 22:58

Moderatori Isli Islami, i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Mos i fol shoferit’  ka rrë

Postuar: 20/04/2019 - 22:41

Këngëtarja Besa Kokëdhima, e njohur dhe si vajza e kreut të Partisw Zgjidhja,  Koço Kokëdhim

Postuar: 20/04/2019 - 22:19

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Besa Kokëdhima prej disa kohësh tashmë po jeton në Francë

Postuar: 20/04/2019 - 22:01

Ai është një ndër moderatorët e “Top Channel’ pas të cilit çmenden gjitha vajzat.