BREAKING NEWS

Arrestimi i ish-kryebashkiakut, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e lëvizjeve të fundit të Dakos: Takoi bashkëpunëtorët me të cilët...

Arrestimi i ish-kryebashkiakut, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Nga kontrollet te vrojtuesit e plazhit, specialisti zbardh masat e reja ndaj subjekteve bregdetare

Nga kontrollet te vrojtuesit e plazhit, specialisti zbardh masat e reja ndaj
x
BREAKING NEWS

'Benz-i' përplaset 'kokë më kokë' me motorin, ka të plagosur

'Benz-i' përplaset 'kokë më kokë' me
x
BREAKING NEWS

E zë poshtë zetori teksa punonte tokën, humb jetën 55-vjeçari (emri)

E zë poshtë zetori teksa punonte tokën, humb jetën
x
BREAKING NEWS

Kërcet grushti në Tiranë, ka të lënduar

Kërcet grushti në Tiranë, ka të lënduar
x
BREAKING NEWS

Sherri mes dy të miturve në Tiranë, policia del me njoftim urgjent dhe zbardh detajet e rënda

Sherri mes dy të miturve në Tiranë, policia del me njoftim
x
BREAKING NEWS

"U kap kamioni i pandëshkueshmërisë", Klodiana Lala plas 'minën me sahat': Kur u arrestua peshku i madh, SPAK do godasë të tjerë politikanë

"U kap kamioni i pandëshkueshmërisë", Klodiana Lala
x
BREAKING NEWS

Sherr mes të rinjve në Tiranë, dalin detajet e para

Sherr mes të rinjve në Tiranë, dalin detajet e para
x

Gossip

Keni problem me buzët e plasaritura gjatë dimrit? Këto metodat natyrale do t’ju shpëtojnë

Keni problem me buzët e plasaritura gjatë dimrit? Këto metodat

Buzët e çara mund të jenë mjaft të dhimbshme dhe të pakëndshme. Për të shmangur shfaqjen e tyre, por edhe për të zbutur problemin ekzistues, mund të bëni disa gjëra.


Përdorni një balsam të mirë buzësh

Kanella, agrumet, nenexhiku dhe acidi salicilik janë disa nga përbërësit në balsamët e buzëve që mund të irritojnë buzët. Nëse pas aplikimit të balsamit për buzët shfaqet një ndjesi djegieje, ndaloni përdorimin e tij. Në vend të kësaj, kërkoni produkte që janë më natyrale.


Provoni produkte natyrale të buzëve

Ka disa kura natyrale efektive për buzët e plasaritura që mund t’i keni tashmë në kuzhinë.

Aloe vera: brenda gjetheve të bimës aloe vera formohet një xhel, i cili përmban të gjitha vitaminat dhe mineralet e nevojshme që qetësojnë dhe rihidratojnë lëkurën e dëmtuar. Aloe vera është gjithashtu anti-inflamatore.

Vaji i kokosit: Ndihmon në luftimin e inflamacionit duke qetësuar dhe zbutur lëkurën.

Mjaltë: Është shumë hidratues, gjë që e bën të shkëlqyeshëm për trajtimin e buzëve të thata. Përmban gjithashtu antioksidantë dhe ka veti antibakteriale, të cilat ndihmojnë me buzët e plasaritura.

Kastraveci: mund të hidratojë butësisht buzët, pasi përmban vitamina dhe minerale që mund të përmirësojnë pamjen e tyre.

Çaji jeshil: ka shumë antioksidantë dhe minerale, dhe gjithashtu përmban polifenole, të cilat reduktojnë inflamacionin. Për të hequr lëkurën e tepërt të thatë në buzët tuaja, lagni një pecetë me çaj jeshil të ngrohtë dhe fërkojeni butësisht mbi buzët tuaja.

Trupi dhe buzët gjithashtu bëhen të thata dhe të plasaritura për shkak të të ftohtit, ndotjes dhe ajrit të thatë, ndaj është e nevojshme të pini më shumë ujë. Pavarësisht nga stina, pini të paktën 7-8 gota ujë çdo ditë.

Shmangni lëpirjen e buzëve

Kur buzët tona thahen, mund të duket e natyrshme t’i lëpijmë ato, por kur pështymja është zhdukur, buzët bëhen edhe më të thara. Këshilla jonë është të mos e bëni këtë nëse doni të hiqni qafe buzët e çara.