BREAKING NEWS

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon bisedën e ‘frikshme’: Funeral falas dhe mbi 1 milion lekë nëse e regjistron vdekjen me COVID-19

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon
x

Gossip

Kërceu 'vallen e Rugovës' me bikini, ‘kryqëzohet’ nga ndjekësit Aurela Hoxha

Kërceu 'vallen e Rugovës' me bikini,

Aurela Hoxha ka publikuar së fundmi në llogarinë e saj në “Instagram” një video ku shfaqet duke kërcyer vallen e Rugovës. Videoja është pëlqyer shumë nga adhuruesit e saj por ka pasur dhe nga ata që e kanë kritikuar për veshjen e saj.

Aurela shfaqet e veshur me bikini dhe kjo gjë duket se nuk u ka pëlqyer aspak fansave të saj, të cilët shprehen se nuk është kjo veshja e duhur për muzikën në sfond.

Madje disa e quajnë trup të madh dhe ofendim për folklorin shqiptar. “Kjo nuk është këngë par t’u kërcyer me këtë zhveshje. Është një perlë e folklorit shqiptar por që shumë gjynah se nuk i shkon kjo video”, shkruan një ndjekës.

“Po kërcehet veshur jo zhveshur si i ul vlerën këngës e traditave tona me by*** përjashta” – është një tjetër koment. “Bo sa bukur kërcehet me ato që ke veshur ti”- i shkruan një tjetër komentues.

Në qoftë se në plazhe nuk ka veshje tradicionale atëherë do ishte me mirë mos ta postoje këtë video pothuajse gjysmë nudo”- është një tjetër koment. Fjalëve të ndjekësve iu është kthyer Aurela, e cila shprehet se në plazh nuk mund të ketë njëri me vete veshje tradicionale.