Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kinematografia amerikane, “Fast and Furious 8” shënon shifra rekord

Postuar: 19/04/2017 - 21:35

“Fast and Furios 8” shënon shifra rekord në kinematografinë amerikane. Filmi me Vin Diesel, Jason Statham, Dwayne Johnson, Charlize Theron ka mbledhur në fundjavë 100,1 milionë dollarë, nga 147 milionë që ka mbledhur kapitulli paraardhës i serisë, por duke shënuar edhe një rekord “në të gjithë botën” me 532.5 milionë dollarë në një fundjavë të vetme, duke  thyer atë të mbajtur nga “Lufta e Yjeve Wars : Rizgjimi i forcës”, me 529 milionë dollarë në gjithë botën.

Pas episodit më spektakolar të filmit “Fast and Furios 8”, në vendin e dytë renditet “Baby Boss”, filmi i ri i animuar i Dreamworks, me 15,5 milionë dollarë në fundjavë (më shumë se 116,3 milionë në total), i ndjekur nga “E bukura dhe bisha”, filmi i Disney që ka mbledhur 13,6 milionë dollarë (në total 455 milionë dollarë).

Në kapitullin e tetë të “Fast and Furious”, Dom (Vin Diesel) dhe Letty (Michelle Rodriguez) janë në muaj mjalti në Kubë dhe Brian (Paul Walker) dhe Mia (Jordana Brewster) janë tërhequr. Ndërkohë grupi ka nisur një jetë normale. Por ata do të vihen në një provë të vështirë si asnjëherë më parë kur Cipher, një grua misterioze , e josh Dom për t’u kthyer në botën e krimit, prej të cilës tentoi të dilte. Për të shpëtuar Don, Letty dhe Hobbs (Dwayne Johnson) janë të detyruar t’i drejtohen një armiku të së shkuarës Deckard Shaw (Jason Statham).

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/04/2017 - 16:30

Bleona Qerreti ka treguar se ka arritur të realizoj edhe një ëndërr të saj duke bashkëpunuar me një ndër aktorët më të njohur botëror, Nicolas Cage.

Ky bashkëpunim, siç deklaron artistja shqiptare, do të ndodh në kuadër të filmit “211”.

Postuar: 25/04/2017 - 16:28

Që prej vitit 1990, revista e përjavshme amerikane “People”, bënë një listë të 100 njerëzve më të bukur të botës.

Postuar: 25/04/2017 - 16:26

Këngëtarja amerikane Katy Perry  i ka bërë një dhuratë të veçantë Rita Orës.

Katy i ka dërguar këngëtares me origjinë shqiptare bhë palë këpucë të linjës së saj.

Postuar: 25/04/2017 - 12:37

Në dhomën e liderëve jo çdo gjë shkon mirë. Përgjegjësitë kanë pështjelluar akoma më shumë raportin mes Benardit dhe Xhenit.

Postuar: 25/04/2017 - 10:38

E ftuar në emisionin‘Rudina’, këngëtarja Liljana Kondakçi, ka shpërthyer në lot.

Postuar: 25/04/2017 - 09:48

Aktorja Cara Delevingne ka bërë një transformim shokues për arsye se do të luajë rolin e një vajze adoleshente në prag të vdekjes. Ajo ka qethur flokët e saj.