BREAKING NEWS

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i Lulzim Bashës me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i
x

Gossip

Kinematografia në zi/ Ndërron jetë aktorja shumë e dashur për shqiptarët, flasin familjarët e saj

Kinematografia në zi/ Ndërron jetë aktorja shumë e dashur

Një lajm i hidhur ka ardhur për botën e kinematografisë.

Honor Blackman, aktorja britanike që luajti Pussy Galore në filmin James Bond Goldfinger, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga familja e saj përmes një deklarate për shtyp, ku thuhet se ajo vdiq paqësisht në shtëpinë e saj në Lewes, East Sussex për shkaqe natyrore, raporton The Guardian.

Blackman ishte e njohur edhe për rolin e saj si Cathy Gale në filmin "The Avengers" në vitin 1960.

Komediani dhe njëkohësisht fansi i filmave të James Bond, David Walliams, tha që Blackman do të "jetonte përgjithmonë" si Pussy Galore.

Regjisori Edgar Wright, ndërkohë, e kujtoi atë si "vajza e fundit e Bondit dhe Avenger origjinal".