BREAKING NEWS

“FBI”-ja shqiptare nis punën më 1 shtator, zbardhen detajet ku do të jetë selia

“FBI”-ja shqiptare nis punën më 1 shtator, zbardhen
x

Gossip

“Kjo është padyshim gjëja më e frikshme që kam përjetuar në jetë”, këngëtarja e njohur e prekur nga koronavirusi tregon momentet e dhimbshme: Nuk merrja dot frymë, djalit i dhembte kraharori!

“Kjo është padyshim gjëja më e frikshme që kam

Këngëtarja e famshme Pink dhe djali i saj u infektuan me virusin vdekjeprurës COVID-19, por fatmirësisht janë shëruar plotësisht.

Në një intervistë për “The Ellen DeGeneres Show”, Pink tregon me detaje kohën kur kuptoi se koronavirus kishte hyrë në shtëpinë e saj.

Ajo thotë se gjërat filluan të përkeqësoheshin kur djali i saj 3-vjeçar filloi të ankohej për “dhimbje gjoksi” dhe vështirësi në frymëmarrje.

“Ishte 18, 19 dhe 20 mars kur djali kishte temperaturë. Unë u zgjova një nga këto netë në mes të natës dhe nuk merrja dot frymë. Kisha një dhimbje në kraharor. U tremba shumë. Mendova do shkojmë në spital, por çfarë do bëjmë më pas? Kjo është padyshim gjëja më e frikshme që kam përjetuar në jetë”, tregoi Pink.

Pas shërimit të saj, ajo vendosi të dhurojë 1 milion dollarë për lehtësimin e koronavirusit. Pink falenderoi të gjithë mjekët që janë në vijën e parë të kësaj beteje.

“FALEMINDERIT për të gjithë profesionistët tanë të kujdesit shëndetësor dhe të gjithë në botë që po punojnë kaq shumë për të mbrojtur të dashurit tanë. Ju jeni heronjtë tanë! Këto dy javë të ardhshme janë thelbësore: ju lutemi qëndroni në shtëpi Ju lutemi. Qëndroni në shtëpi”, përfundoi Pink.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Tomorrow, my friend @Pink tells me her honest, emotional experience recovering from COVID with her 3-year-old son.

A post shared by Ellen DeGeneres (@theellenshow) on