BREAKING NEWS

Ngjarje e rëndë, panikosen qytetarët/ Të shtëna me armë zjarri në Elbasan! Qëllohet në drejtim të 'Shqiponjave' dhe FNSH!

Ngjarje e rëndë, panikosen qytetarët/ Të shtëna me
x

Gossip

“Kjo është toka ime”, modelja e njohur shqiptare me famë botërore kthehet në atdhe dhe mban një grusht me dhe: Këtu sillja lopët dhe i ruaja për orë të tëra, s’ka si vendi yt

“Kjo është toka ime”, modelja e njohur shqiptare me

Emina Cunmulaj është shqiptare e Malit të Zi dhe gjithmonë tregon me krenari origjinë e saj.

Modelja e njohur, e cila jeton në SHBA, i kujton rrënjët e saj me mall dhe kthehet shumë shpesh në atdhe.

Prej disa javësh, ajo ndodhet në Malin e Zi, në vendin ku ka lindur dhe shprehet se aty janë perëndimet më të bukura të diellit.

Emina Cunmulaj pozoi në perëndim të diellit duke mbajtur një grusht me dhe’.

“Kjo është toka ime Këto janë perëndimet më të bukura të diellit Kjo është toka e jonë Këtu e rrita trupin, këtu e kalova fëmijërinë, këtu e ndjej veten më të plotë! S’ka si vendi i yt!”- shkroi modelja krahas fotos.

Ndërkohë ajo publikoi edhe video ku tregon vendin ku ka kaluar fëmijërinë.

“Ecja në këto toka më sjell shumë kujtime të fëmijërisë”- shkroi Emina Cunmulaj krahas njërës prej pamjeve.

Ndërsa në një tjetër shkroi: “Këtu sillja lopët dhe i ruaja për orë të tëra me kushërinjtë e mi dhe fëmijët e tjerë të lagjes.”

Emina Cunmulaj u kthye në vendlindje për të votuar për partitë shqiptare në Mal të Zi.

“Mburrem që kam të drejtë me votuar si shqiptare në Mal të Zi. Mburrem që jam shqiptare prej Malit të Zi, kështu që dua të mburren edhe të gjithë shqiptarët e Malit të Zi. Të bashkohemi me njëri-tjetrin, se pa njëri-tjetrin nuk mundemi kurrsesi. Më kujtohet që kur isha fëmijë, ecja 2 orë në këmbë për të shkuar, librat i blinim vetë. Sot nuk është e lehtë të fitohet leku, pandemia, katastrofa nëpër botë. Ne jemi vend i vogël dhe popull i vogël, duhet të ngrihemi për njëri-tjetrin. Ne i themi njëri-tjetrit ‘mirëmëngjes’.

Mos harroni se gjaku nuk është ujë. Shqiptarët duhet të ngrihen, se fëmijët e tyre nuk do të flasin shqip. Unë jam rritur në këto troje, vend më të bukur se Ulqinin nuk kam, vij këtu, sepse flitet shqip. Kam qejf kur hyj në doganë dhe flas shqip. Kjo është diçka që s’mund me ta heq kush prej shpirtit. Vajzat e mia nuk e kanë babain shqiptar, por ju flas shqip. Nuk mundemi të harrojmë nga vijmë, të shëtisim në gjithë botën, prapë shqip duhet të flasim. Duhet të votojmë për gjuhën tonë,”- tha modelja për mediat, teksa u bëri thirrje shqiptarëve të votojnë.

36-vjeçarja aktualisht jeton në SHBA, ku ka krijuar familje me bashkëshortin e saj miliarder, Sam Nazarian. Çifti janë prindër të dy vajzave të vogla.

Më të lexuarat